SHKODËR- Një ngjarje e rëndë është raportuar në qytetin e Shkodrës ku familjes Mhilli i është shkrumbuar totalisht banesa njëkatëshe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në Samrisht të Dajçit ndërsa në të jetonin Pjetër Mhilli dhe bashkëshortja e tij. Ndonëse pati ndërhyrje nga zjarrfikësit, shtëpia u shkrumbua totalisht.

Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit. Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e rënies së zjarrit.