POGRADEC-Një mjet tip 'BMW X5' ka marrë flakë në ecje në aksin nacional Qafë Thanë-Pogradec.

Sipas informacioneve mësohet se automjeti ka pësuar defekt teknik dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve mjeti është djegur 70%. Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë.

Makina e djegur tip bmw x5