Shkrumbohet makina e pjesëtarit serb të FSK, ngjarja dyshohet e qëllimshme

Shkrumbohet makina e pjesëtarit serb të FSK, ngjarja dyshohet e qëllimshme

Makina e djegur

Një veturë e tipit Opel Corsa është djegur rreth orës dy të mëngjesit në fshatin Zupç të Zubin Potokut, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Mediat kosovare bëjnë të ditur se pronari i veturës së djegur është Jovan Jovanoviç, i cili jeton në Zupç dhe është pjesëtar i FSK-së.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se incidenti është shkaktuar qëllimshëm dhe ndërlidhet me kërcënimin e disa politikanëve të Serbisë kundër integrimit të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Ndryshe, drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, para një muaji pati kërcënuar me burgim serbët që kanë ndër mend të bëhen pjesëtarë të FSK-së dhe të Ushtrisë së Kosovës, duke bërë thirrje serbëve në Kosovë se në bazë të Ligjit penal të Serbisë pjesëmarrja në, siç i quajti ai, formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në 10 vjet burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?