Shkrumbohet nga flakët banesa në Pogradec, 5 anëtarët e familjes mbeten në qiell të hapur

KORÇË- Mbrëmjen e sotme (12 janar) një banesë në fshatin Leshnicë të bashkisë Pogradec është përfshirë nga flakët.

Shkak mësohet se është bërë një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar shkrumbimin e plotë të banesës. 

Vëllai i kryefamiljarit H.Aliaj i cili mbeti në qiell të hapur së bashku me 4 anëtarë të familjes së tij, tha se do t'i strehonte në shtëpinë e tij derisa t'u rindërtohet banesa. 

Ai bëri thirrje që shteti të ndihmojë për rindërtimin e shtëpisë së shkrumbuar. 

Zjarrfikësit mbërritën në kohën e duhur në vendngjarje, por siç tha edhe vëllai i kryefamiljarit, e gjithë ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe shtëpia u shkrumbua brenda 30 sekondave. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
‘Për 30 sekonda nuk mbeti as nam as nishan’, flet vëllai i kryefamiljarit që iu shkrumbua banesa në Pogradec: Shteti të ndihmojë për rindërtimin

 

Vëllai i kryefamiljarit që kishte në pronësi banesën që u dogj në fshatin Leshnicë të Pogradecit tha për Report Tv se gjithçka ndodhi brenda 30 sekondash.

Sipas tij, shkak ishte një shkëndijë elektrike dhe për pasojë nuk është arritur të shpëtohet asgjë nga banesa ku jetonin 5 anëtarët e familjes së vëllait të tij H.A. Ndërsa bëri thirrje për ndihmë nga shteti për të rindërtuar shtëpinë e djegur, ai tha se do t’i mbante në shtëpinë e tij 5 anëtarët e familjes.

“Për 30 sekonda u shkatërrua komplet shtëpia nga masa e korentit. Për 30 sekonda nuk mbeti as nam as nishan. U shpëtuan të pestë vetat që ishin brenda edhe lekët që kishin brenda. Unë skam vdekur, është xhaxhai gjallë, kam unë shtëpi, do i mbaj derisa t’u rregullohet shtëpia. Shteti po t’u japë ndihmë do bënte gjë të madhe. Edhe bashkia edhe komuna kush të mundet të ndihmojë. Janë 3 të sëmurë”- u shpreh ai.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?