Shkrumbohet nga flakët makina në Lushnje, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

Digjet një automjet tip Ford rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm (20 nëntor). Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes Savër të Lushnjes. Drejtuesi i mjetit kishte ardhur për të marrë punëtorët si çdo mëngjes dhe kishte parë të dilte tym nga pjesa e motorrit. Ka dalë nga mjeti fatmirësisht para se makina të digjej totalisht.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të Zjarrfikësve pas njoftimit, nga mjeti nuk ka mbetur pothuajse asgjë. Fatmirësisht në momentin e konstatimit të zjarrit punëtorët nuk kishin hipur në mjet. Sipas të dhënave paraprake të policisë shkak dyshohet të ketë qenë një shkendijë elektrike pasi mjeti ishte i ndezur.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?



×

Lajmi i fundit

Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, i pranishëm edhe Rama

Mblidhet grupi parlamentar i PS-së, i pranishëm edhe Rama