Shkrumbohet nga flakët një banesë 2-katëshe në fshatin Klos të Mirditës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar

Një banesë 2-katëshe është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në fshatin Klos të njësisë administrative të Fanit në Mirditë.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk kanë mbetur persona të lënduar, ndërsa në banesë jetonin një familje me 5 anëtarë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa distanca e largët e fshatit me qytetin e Rrëshenit ka bërë që zjarrfikësit të mbërrijnë me vonesë, ku për pasojë flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale në banesë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës