Një banesë është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e së hënës në fshatin Hot i Ri.
Banesa një katëshe është shkrumbuar thuajse totalisht, ndërkohë që kanë qenë familjarët ato të cilët kanë njoftuar zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Kryefamiljari Nikolin Goriçi, ka rrëfyer momentin kur ka parë që nga banesa e tij po dilte tym dhe menjëherë kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Në këtë banesë jetojnë 6 persona ndërkohë që dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, çka ka bërë që zjarri më pas të përhapet me shpejtësi dhe të krijojë dëme të shumta materiale.