FIER- Në hyrje të Bypass-it të Fierit një mjet kamionçinë ka marrë flakë në ecje.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti është shkrumbuar totalisht ndërsa brenda tij ndodhej vetëm drejtuesi.
Ky i fundit ja ka dalë të shpëtojë mrekullisht ndërsa mjeti me tagra AA 912 OV e tipit ‘Mercedes Benz’ është djegur e gjitha.
Kamionçina përdorej për të transportuar mallra të ndryshme plastike ndërsa ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti. Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes
Komento