Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkodër, në fund të "Rrugës së Gjanë", në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës me dy mjete, të cilat punuan për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së tyre, flakët kanë shkrumbuar plotësisht banesën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.