Tre shqiptarë që shkuan në Australi si turistë kanë mundur që të vjedhin në banka e lokale nate 600 mijë dollarë.

Sipas medieve australiane, tre shqiptarët dhe një burrë tjetër vizituan bregun lindor dhe kryen disa grabitje përmes të cilave përfituan dhe paratë që iu gjetën.

Ata tashmë kanë dalë përpara togave të zeza, ku kanë marrë masën e sigurisë “Arrest me burg” për vjedhjet e kryera në qytete të ndryshme të Australisë.

australi

Të shqiptarët e arrestuar janë Simon Sheu 40 vjeç , Gjergi " George ", Nika  43 vjeç dhe Marsel Boka 33 vjeç ku do të përballen me drejtësinë për  82 vepra penale.

Bashkëpunëtor në këtë vjedhje ka qenë edhe një australian, Aniello Vinciguerra që kishte pasaportë italiane, që sipas policisë ishte e falsifikuar.

australi
 
Shqiptarët kanë shkuar në Australi me familjet e tyre me viza turistike në vitin 2012 dhe u vendosën në tre banesa në Tullamarine  e Victoria.
 
Faktet që policia australiane ka në dorë janë disa gjurmë gishëtinjsh dhe gjakut, të cilat janë gjetur në disa prej vendeve ku janë kryer vjedhjet.
 
Tre shqiptarët janë arrestuar në dhjetor të vitit 2014.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)