Katër persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Pukë, të akuzuar për kultivim kanabisi. Mësohet se në pranga kanë rënë Ervin Himollari, Alfred Limani, Jashar Hilaj, të tre banues në Tiranë dhe M. F., 17 vjeç, banues në Kukës.
Sipas Policisë, dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në vendin e quajtur "Përroi i Goskës", në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative Qafë Mali, kishin hapur një sipërfaqe toke në një zonë të pyllëzuar dhe kishin bërë gati 1800 kubikë me fidanë kanabis sativa për t’i kultivuar në tokë.
Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim.