Shkuan të shihnin rrënojat e Titanikut, zhduken në Oqeanin Atlantik! Biznesmeni pakistanez me djalin 19-vjeçar pjesë e ekuipazhit të humbur

Ekipet e kërkimit janë në garë me kohën për të gjetur pajisjen zhytëse turistike cila u zhduk në ujrat e Oqeanit Atlantik.

Pesë persona ndodhen në anijen Titan, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland. Ekuipazhi humbi kontaktin me një anije sipërfaqësore - Princi Polar - një orë e 45 minuta pas zhytjes për të parë rrënojat e Titanikut, rreth 3.800 metra nën sipërfaqe të oqeanit.

Mes të zhdukurve është dhe biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djalin e tij, Suleman si dhe Hamish Harding, miliarder britanik 59-vjeçar, biznesmen dhe eksplorues.

Të hënën pasdite, mendohej se anëtarëve të ekuipazhit u kishte mbetur maksimumi katër ditë oksigjen

Mes personave në bord është dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate Expeditions, kompanisë private, që organizoi ekspeditën ujore

Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet mendohet të jetë në bord.

Roja Bregdetare e SHBA-së ka dërguar dy avionë C-130 Hercules për të kërkuar zhytësin në sipërfaqen e ujit. Gjithashtu po bëhet një kërkim nënujor.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
Vazhdojnë kërkimet për nëndetësen e zhdukur në Atlantik, ka oksigjen vetëm edhe për 40 orë

Garde Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, ka thënë se pesë personave që janë në nëndetësen e zhdukur në Oqeanin Atlantik, u ka mbetur oksigjen vetëm edhe për 40 orë. Nëndetësja e zhdukur i dërgon turistët në zonat e thella të Atlantikut për t’i parë pjesët e fundosura të Titanikut.

Kapiteni amerikan, Jamie Frederick, ka thënë se supozohet se në nisje, nëndetësja Titan mund të ketë pasur rezerva oksigjeni për 96 orë. Nëndetësja e ka humbur komunikimin me operatorët të dielën, kur ka qenë në zonën jugore të Njufaundllendit në Kanada.

Në nëndetëse janë miliarderi britanik, Hamish Harding dhe katër pasagjerë tjerë. Kompania OceanGate që mundëson këtë udhëtim, u kërkon pasagjerëve 250.000 dollarë për t’i parë nga afër pjesët e fundosura të anijes së famshme. Pjesëmarrësit udhëtojnë rreth 595 kilometra me një anije të madhe, përmbi Titanik, dhe më pas e nisin një zhytje tetëorëshe me nëndetësen Titan, për të arritur në thellësi.

Ora 17:18
U zhduk në ujërat e Oqeanin Atlantik! Dalin fotografitë e fundit të nëndetëses ‘Titan’

Ende nuk dihet fati i pesë personave që ndodheshin në anijen Titan, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland.

Ekuipazhi i humbur, shkëputi kontaktin me një anije sipërfaqësore një orë e 45 minuta pas zhytjes për të parë rrënojat e Titanikut, rreth 3.800 metra nën sipërfaqe të oqeanit.

Që nga ajo kohë, ekipet e kërkimi ndonëse po kërkojnë intensivisht nëpër Atlantik, ende nuk kanë gjetur asnjë gjumë të nëndetëses.

Këto janë fotot e fundit të njohura të nëndetëses Titan. Ata u morën të dielën, më 18 qershor 2023, në fillim të misionit.

Ora 16:11
Pse është kaq e vështirë për të gjetur nëndetësen  e zhdukur në Atlantik

Ekipet e kërkimit prej më shumë se 48 orësh janë në garë me kohën për të gjetur nëndetësen , që u zhduk gjatë një zhytjeje drejt pjesëve të anijes së fundosur, Titanik, në ujërat e thella të Oqeanit Atlantik.

Operacionet e kërkim shpëtimit nuk po nxjerrin në dritë asnjë detaj mbi fatin e nëndetëses së zhdukur prej me shumë se 48 orësh.

Ekipet e kërkimit thonë se operacioni i shpëtimit është i dështuar, pasi vendndodhja e largët e anijes dhe thellësia e ujërave nuk i favorizojnë kërkimet dhe e bëjnë misionin të pamundur për tu realizuar, ndërkohë që nëndetëses i kanë mbetur shumë pak orë oksigjen.

Ora 13:23
Fotot/ Ja kush janë tre miliarderët brenda nëndetëses së zhdukur që po eksploronte Titanikun

 

Pesë persona ndodhen në anijen Titan, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Neëfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut.

Në bordin e nëndetëses ishin tre miliarderët, biznesmeni pakistanez Shahzada Daëood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar.

Daëood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai është administrues  në Institutin SETI.

Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu mendohet të jetë në bord, si dhe Stockton Rush , shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

Roja Bregdetare e SHBA-së ka dërguar dy avionë C-130 Hercules për të kërkuar nëndetësen në sipërfaqen e ujit.

Të hënën në mbrëmje, roja bregdetare e SHBA vlerësoi se nëndetësja kishte midis 70 dhe 96 orë oksigjen urgjent.

Zhytësja u zhduk në oqean afërsisht 1,448 km nga Cape Cod, Massachusetts në një thellësi prej rreth 4 km.

 

 

 

Ora 11:12
Në garë me kohën! Vazhdojnë kërkimet për nëndetësen e zhdukur në Atlantik

Ekipet e kërkimit janë në garë kundër kohës për të gjetur nëndetësen , që u zhduk gjatë një zhytjeje drejt pjesëve të anijes së fundosur, Titanik.

Pesë persona ishin në bordin e nëndetëses kur ajo humbi kontaktin rreth një orë e 45 minuta pas zhytjes.

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës në mes të Oqeanit Atlantik, por deri më tani ekipet nuk kanë hasur në nëndetësen.

Nëndetëses i kanë mbetur 70 orë oksigjen, ndaj kërkimet po zhvillohen me shpejtësi.

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)