Shkuan të shpëtojnë gruan që po rrihej nga burri, 3 policë të vrarë dhe një i plagosur në Francë! Autori më pas i vë flakën shtëpisë (VIDEO)

Tre policë janë vrarë gjatë natës në Francë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur nga një 48 vjeçar.

4 policët kishin shkuar në shtëpinë e tij që të shpëtonin gruan e 48 vjeçarit pasi ky i fundit po ushtronte dhunë ndaj saj.

Pak pas mesnate, dy policë, të alarmuar për veprime dhune ndaj një bashkëshorti, u vunë në shënjestër të të shtënave, pasi u përpoqën t'i afroheshin shtëpisë ku ishte strehuar gruaja e kërcënuar. Njëri prej tyre vdiq nga plagët e marra gjatë të shtënave ndërsa i dyti, i plagosur në kofshë, u transportua nga zjarrfikësit në qendrën spitalore Ambert.

Pasi i vuri zjarrin shtëpisë së tij, autori përsëri qëlloi ndaj policëve të pranishëm pranë shtëpisë, duke shkaktuar dy viktima të tjera në mesin e policëve, konfirmoi për AFP zyra e prokurorit Clermont-Ferrand.

Zjarrfikësit më pas kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë përpjekur të kontrollojnë flakët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 23/12/2020 19:18

    fajin e ka SALIU

    Përgjigju
  • era: 23/12/2020 13:07

    policet tane te vrasin...edhe kot....ndersa atje vriten....edhe kot....

    Përgjigju
  • korcari: 23/12/2020 08:53

    ne pergjithesi policet jane te pakulturuar dhe matrapaze.nuk te japin asnjehere ndihme dhe sillen sikur kane zene qiellin me dore une socialist jam dhe pro rames po kjo polici duhet reformuar rrenjesisht.duhen police me shkolle jo pleq

    Përgjigju
    • Pedergrek: 23/12/2020 11:39

      Ahahahaha clidhje ka policia shqiptare me ngjarjen ne france apo edhe atje policia shqiptare patrullon.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë