/ATSH/. - Fillojnë ndryshimet te Real Madridi, ku portieri Navas pritet te jete titullar.

Trajneri Carlo Ancelotti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e Real Madridit pas disfates se turpshme nga Atletico Madrid (4-0).

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, pritet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas, e cila do të luhet të shtunën në Santiago Bernabeu.
Sipas të përditshmes sportive madrilene AS, trajneri Ancelotti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e Real Madridit pas disfates nga Atletico Madrid dhe këtë pritet ta nisi nga porta.

Tekniku italian, në stërvitjen e fundit e ka angazhuar portierin e Kosta Rikës me ekipin e parë, duke lënë të kuptohet se Iker Casillas do të mbetet në pankine.
Casillas është kritikuar për paraqitje të dobët në ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe kjo pritet t'i kushtoje me humbje të vendit në ekipin e parë. Ancelotti pritet të bëje edhe disa ndryshime tjera në mbrojtje dhe mesfushë.