SHKUP - Publikimi i asaj që u cilësua si bomba e tretë e liderit të opozitrës maqedonase Zoran Zaev ka zemëruar qytetarët maqedonas, të cilët janë mbledhur përpara godinës së qeverisë, në shenjë proteste ndaj fakteve të përgjimeve të publikuara nga Zaev.

Gazetarja e A1 Report në Maqedoni Zerijeta Jajaga raporton se bëhet fjalë për qindra qytetarë maqedonas të mbledhur përpara godinës së qeverisë, mes tyre edhe shqiptarë. 

Zaev publikoi sot fakte mbi arrestimin e politikanit maqedonas Lube Bokovshskit dhe të dhënat lidhur me vrasjen e të riut Martin Neshkovski dhe tentativat e pushtetit për të penguar protestat e opozitës. Në konferencë, lideri opozitar prezantoi bisedën e ministres së punëve të brendshme të asaj kohe, Gordana Jankullovska me shefin e kabinetit të kryeministrit Martin Protuger, i cili i kërkon ministres të urdhërojë ndalimin e 5 autobuzëve me aktivistë të LSDM-së që ishin nisur për një protestë në Shkup. Përgjigja e ministres është ‘kjo është shumë e thjeshtë, do të rregullohet pa asnjë problem’.

Biseda e dytë e përgjuar flet për arrestimin e Bokovskit dhe largimin nga puna të anëtarëve të familjes së tij. Ndërkaq duhet theksuar se, po sot ka patur një reagim nga partia në pushtet e kryeministrit Gruevski, e cila thotë se opozita në vend që të punojë, vijon me shpifjet e radhës.

Ora 19:20 Qytetarët Protesta pas "bombave" të Zaev
Qindra qytetarë të Maqedonisë janë mbledhur st para qeverisë së Maqedonisë duke kërkuar sqarim dhe drejtësi për atë çfarë kishin dëgjuar nga “bombat” e publikuara sot nga ana e kryetarit të opozitës Zoran Zaev. Sipas mediave maqedonase, qytetarët janë organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale dhe nuk janë të organizuar nga ndonjë parti. 
Nën brohoritmat “Ua” dhe “Vrasës” qytetarët kanë protestuar, ndërsa në barrikadat e policisë janë ngjitur letra ku shkruhet “vrasës”, “psikopatë” dhe “sadistë”. Deri më tani nuk raportohen konfliktime apo incidente mes policisë dhe qytetarëve.

Ora 17:40 Publikohet "bomba" e tretë e Zaev
Publikohet bomba e tretë nga lideri i opozitës maqedonase  Zoran Zaev nga seria e përgjimeve dhe bisedave telefonike të kryera nga kabinetin qeveritar i Kryeministrit Nikolla Gruevski por jo vetëm.
 
Përmes një konference për mediat, Kreu i Partisë Social-Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka publikuar materialet që sipas tij ka qenë i montuar dhe ka të bëjë me arrestimin e Lube Boshkovskit.

Po ashtu pjesë e bombës së tretë, janë edhe të dhënat lidhur me vrasjen e të riut Martin Neshkovski dhe tentativat e pushtetit për ti penguar protestat e opozitës. 

“Këtë që do ta dëgjoni sot është e tmershme. Do të shihni se në çka janë të përgatitur dhe deri ku mund të shkojnë Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij. Nuk ka gjyqësi, nuk ka polici, nuk ka sistem. Gjithcka është e dirigjuar nga familja Gruevski dhe njerëzit tjerë rreth tij.Po e publikojmë rastin e montuar me Lube Boshkovskin. Do të shihni si është planifikuar ky arrestim", tha Zoran Zaev.

Në konferencën me gazetarët fillimisht u prezantua biseda e ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovska me Martin Protugjer shefin e kabinetit të kryeministrit, Nikolla Greuvski. Ky i fundit dëgjohet duke i thënë Jankullovskës se duhet të gjej mënyrë për ti ndaluar 5 autobusët me aktivistë të LSDM-së, që ishin nisur nga Prilepi për të marrë pjesë në protestën e opozitës në Shkup. 

Protugjer kërkon nga ministrja që ta urdhëroj policinë që ti ndaloj autobusët me arsyetimin e kontrollit teknik. Ndërsa ajo i përgjigjet se kjo është e thjeshtë dhe se do të rregulloj këtë gjë pa asnjë problem. 

Ndërkaq, në bisedën e dytë ata flasin për arrestimin e Lube Boshkovskit duke bërë plane për t’iu hakmarrë atij dhe anëtarëve të familjes duke i larguar nga puna. 
Biseda e tjetër gjithashtu lidhet me arrestimin e Boshkovskit. Në incizimin e publikuar dëgjohet se  si  Drejtori për Siguri dhe Kundërzbulim,  Sasho Mijallkov kritikon gazetarin e Televizionit Sitel për kronikën e arrestimit të Boshkovskit. 

Mijallkov i kërkon gazetarit që të transmetojë pamjet ku Boshkovski është i shtrirë për tokë nga policia e shtetit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)