Shkup, arrestohen sulmuesit e
nxënësve, Gruevski: Dënojini

Shkup, arrestohen sulmuesit e <br />nxënësve, Gruevski: Dënojini
SHKUP – Personat që sulmuan 15 nxënësit shqiptarë pak ditë më parë në Maqedoni janë arrestuar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ministria e Punëve të Brendshme të Shkupit. Nxënësit janë sulmuar nga 7 persona të moshës mes 17 dhe 18-vjeçare dhe ndaj tyre do të ngrihen padi penale, njoftoi ministrja e së Punëve të Brendshme, Jankullovska.

Ministrja deklaroi gjithashtu se dikasteri që ajo drejton i ka kërkuar Prokurorisë që ndaj personave të arrestuar të vendoset masa e sigurisë me 30 ditë paraburgim.

Ministria e Brendshme në Shkup njoftoi se janë ndaluar edhe disa persona të tjerë që shihen si përgjegjës për incidentet që pasuan sulmin ndaj nxënësve shqiptarë.

Pak para njoftimit të arrestimit të përgjegjësve të këtij episodi dhune, Kryeministri i Maqedonisë dënoi në një deklaratë publike incidentet ne rregjistruara dhe u bëri apel të gjitha forcave politike në vend që të mos e përdorin ngjarjen për përfitime elektorale.

Gruevski kërkoi publikisht që autorët e ngjarjes të dënohen duke e cilësuar atë si “të paguximshme dhe të paligjshme”. Ai gjithashtu kërkoi më shumë vetëpërmbajtje.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike