Shkup, brenda 10 ditësh kabineti i ri
qeveritar,Zaev bisedime me shqiptarët

Shkup, brenda 10 ditësh kabineti i ri<br />qeveritar,Zaev bisedime me shqiptarët
Maqedonia pritet të ketë një qeveri të re. Vetëm pak ditë pasi kreu i shtetit Ivanov mandatoi kreun e LSDM Zoran Zaev , kjo forcë politike e cila është në koalicion me partitë shqiptare kanë nisur lëvizjet për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.
 
LDSM do të duhet të dorëzojë brenda 10 ditësh në kuvendin maqedonas programin dhe emrat e politikanëve që do të përbëjnë qeverinë e re. Në 6 qershor pritet  të përfundojë afati por burime bëjnë me dije se procedurat do të përshpejtohen dhe nga fundi i javës së ardhshme do të mbarojë gjithçka.
 
Zaev është takuar me kreun e BDI-sëAli Ahmetin dhe atë të LR- PDSH-së Ziadin Selën.
 
Ndërsa Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptaret nuk kanë dhënë fjalën përfundimtare nëse do jenë pjesë e Qeverisë.

Ndërsa gjatë fundjavës do të ketë edhe grupe pune të përbashkëta mes këtyre katër partive për të diskutuar për programin e Qeverisë.
 
‘Qeverisja nuk do jetë lehtë, opozitës asnjëherë nuk mund t’ia përcaktosh kornizat sesi duhet të veprojë” u shpreh Ahmeti gjatë një interviste duke shtuar se deri tani në parim shqiptarët do kenë numerikisht po aq dikastere sa kanë pasur më herët.
 
‘Në ditët në vijim do të kemi bisedime dhe negociata serioze me partnerët e koalicionit me qëllim që të kemi qeveri funksionale në interes të qytetarëve" – u shpreh për mediat vendase Bogoev, nga radhët e LSDM.
 
Pas disa muajsh ngërç politik dhe një sërë trazirash që përfshinë vendin kreu i shtetit mandatoi Zoran zaev për formimin e qeverisë pavarësisht pakënaqësisë nga VMRO DPMNE e Gruevskit. Ndërsa marrjen e mandatit nga Ivanovi, kreu socialdemokrat Zaev e përshkroi si fillim të ri për Maqedoninë
 
Redaksia Online
B.B/e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024