Udhëheqës nga e gjithë bota kanë reaguar ndaj një të shtënë me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Kryeministri kanadez Mark Carney thotë se është “i lehtësuar” që Presidenti Trump dhe zonja e parë, së bashku me të pranishmit, janë të sigurt. Ai shton: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë tronditur nga ky incident shqetësues”.

Homologu i tij australian, Anthony Albanese, gjithashtu thotë se është “i lumtur të dëgjojë” se të pranishmit në vendngjarje janë të sigurt. “Ne vlerësojmë punën e Shërbimit Sekret dhe të forcave të rendit,” shton ai.

Kaja Kallas, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, shpreh mbështetjen e saj për presidentin amerikan, zonjën e parë dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke shtuar se “dhuna politike nuk ka vend në demokraci”.

Kryeministri britanik Keir Starmer thotë se “çdo sulm ndaj institucioneve demokratike ose lirisë së shtypit duhet të ndëshkohen në format më të fuqishme.”

Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, “dënon fuqishëm tentativën e sulmit” dhe shpreh “urimet më të mira” për të pranishmit që ndodheshin në vendngjarje.

Shehbaz Sharif, kryeministri i Pakistanit, thotë se është “thellësisht i tronditur” nga të shtënat dhe i përcjell “mendimet dhe lutjet” e tij Trumpit.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi thotë se dërgon “urimet më të mira për sigurinë dhe mirëqenien e tyre të vazhdueshme” për presidentin, zonjën e parë dhe zëvendëspresidentin.

“Ne përcjellim respektin tonë,” thotë presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum, duke shtuar se “dhuna s’duhet kurrë të jetë rrugë”.


Lajmi kryesor:

Të shtënat në darkën me gazetarët, Trump: Autori kishte armë të ndryshme, synonte të vriste! Puna ime është e rrezikshme! (VIDEO)