TIRANE- Një grup të rinjsh huliganë maqedonas kanë sulmuar mbrëmë prona private, dyqane dhe makina të banorëve shqiptarë në lagjen Nerez të Shkupit, raportojnë mediat maqedonase. Lagja Nerez e banuar me shqiptarë gjendet në komunën e Karposhit në Shkup.

Policia informon janë thyer xhama të dyqaneve dhe shtëpive janë djegur tre makina si dhe është shkatërruar një dyqan, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nuk ka pasur të lënduar.

Njësitet speciale policore kanë ndërhyrë duke ndaluar turmat e huliganëve maqedonas, që po vazhdonin të dhunonin dhe të bënin thirrje antishqiptare. MPB informoi mbrëmë vonë se një pjesë e autorëve të këtyre akteve janë ndaluar dhe po mbahen në stacionet policore të Shkupit.

Në vendin e ngjarjes në Nerez ka shkuar mbrëmë vonë edhe Izet Mexhiti dhe funksionarë të lartë shqiptarë. (Foto: Pamje nga sulmet ne lagjen Nerez, publikuar nga INA )   

(sg/shqiptarja.com)