Shkup, mbyllet paqësisht
protesta e shqiptarëve

Shkup, mbyllet paqësisht <br />protesta e shqiptarëve
SHKUP- Ka perfunduar pa incidente protesta e shqiptareve ne Shkup. Disa protestues qelluan me gure seline e qeevrise maqedonase, duke thyer disa xhama, por u ndaluan nga organizatoret e protestes per te vijuar me ketej keto veprime. ne kete menyre nuk ehste dashur nderhyrja e policise. ME pas protestuesit shqiptare jane shperndare te qete.

Qindra shqiptarë u mblodhën fillimisht paraditene sotme ne lagjen Çairçanjë për të marshuar më pas në mënyrë paqësore nëpërmjet lokacionit Bit Pazar drejt Pallatit të Gjykatave dhe Qeverisë në shenjë proteste kundër operacionit policor dhe arrestimeve të shqiptarëve për vrasjen e 5-fishtë në Smilkovc.

Ata bene thirrje për dhënien fund të “proceseve të montuara gjyqësore”.

Protestat u mbajten ne disa qytete si Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Strugë dhe qytete tjera.

Por dhe përfaqësues të komunitetit maqedonas kanë bërë thirrje për protesta ditën e nesërme para qeverisë për të dënuar autorët e vrasjes së pesëfishtë.
Një ditë më parë përmes një njoftimi ambasada SHBA në Maqedoni bëri thirrje që protesta të jenë paqësore dhe në respektim të ligjeve në fuqi. Por kryetari i PDSH Menduh. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi apeloi që shqiptarët të mos dalin në protesta pas lutjeve të së premtes.  "Do kisha lutur të gjithë shqiptarët të mos bien pre e protestave të së premtes për shkak se organizatorët janë anonimë. Nuk mund të përfshihemi në aventura. Nuk kemi patur asnjëherë probleme religjioze" tha Thaci.
(ns/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë

Arne Slot e konfirmon: Dua të jem trajner i Liverpoolit, klubet po negociojnë