Shkup, persona të maskuar
rrahin 15 nxënës shqiptarë

Shkup, persona të maskuar<br />rrahin 15 nxënës shqiptarë
SHKUP- Mbi 15 nxënës shqiptarë të fshatrave Çiflikë dhe Seta Petkë të Karshiakës janë rrahur mbrëmë brutalisht nga persona të maskuar në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

Nxënësit u sulmuan pas orës 19.30 derisa po udhëtonin me autobusin me numër 58 të linjës Shkup – Seta Petkë.

Nxënësit kanë rrëfyer edhe për INA se incidenti ndodhi në lagjen Kisella Vodë, kur rreth 20 persona me maska dhe shufra druri dhe hekuri kanë ndaluar autobusin që po transportonte nxënësit shqiptarë dhe i kanë rrahur brutalisht.

Nxënësit menjëherë janë dërguar në Spitalin e Qytetit në Shkup, ku siç mësohet tre nga 15 nxënësit kanë pësuar lëndime të rënda trupore, një prej të cilëve në gjendje kritike.

Pas incidentit dhjetëra prindër në mbrëmje ndodheshin pranë Spitalit të Qytetit për tu njohur me gjendjen e fëmijëve të tyre. “Ne jemi tejmase të shqetësuar se çfarë po ndodhë në këtë vend. Si mund të sulmohen fëmijët në mënyrë aq mizore dhe brutale. Ku janë policët që po promovohen se do të jenë tani në çdo cep të kryeqytetit. Kërkojmë urgjentisht zbardhjen e këtij incidenti dhe kapjen e autorëve”, theksuan prindërit e revoltuar të nxënësve pranë Spitalit të Qytetit.

Forca policie kanë qëndruar pranë Spitalit të Qytetit, ndërsa për sot pritet edhe deklarimi i Ministrisë Punëve të Brendshme lidhur me incidentin. Komuna Kisella Vodë është e banuar etnikisht me maqedonas në dalje të Shkupit në pjesën që kufizohet me rajonin e Karshiakës, që banohet nga popullësia shumicë shqiptare
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike