Shkup,Policia lejoi protestuesit
të rrahin deputetët.Të gjitha videot

Shkup,Policia lejoi protestuesit<br />të rrahin deputetët.Të gjitha videot
Grupe protestuesish hynë në parlamentin e Maqedonisë të enjten duke sulmuar kryetarin e Lidhjes Social Demokrate, pak pasi që partia e tij dhe partitë politike shqiptare votuan për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

Ky është momenti kur në Kuvendin e Maqedonisë futen protestues e huliganë që rrahën deputetë e aktivistë të politikës.

Sic e shihni dhe në video, policia tërhiqet dhe u hap krahun protestuesve të revoltuar që futen brenda në Parlament.

Policia maqedonase përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit para parlamentit të Maqedonisë dhe për të krijuar një korridor për largimin e deputetëve të ngujuar brenda tij.
 


Sipas njoftimeve, 10 deri 15 deputetë të Lidhjes Social Demokrate kanë pësuar lëndime, përfshirë edhe kryetarin e saj Zoran Zaev. Po ashtu, njoftohet se kryetari i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela është lënduar. Pamjet shfaqin Zoran Zaevin të përgjakur. Deputetja dhe në kryetar e LSDM-së Radmilla Sheqerinska është parë duke u tërhequr zvarrë për flokësh nga një demonstrues.



Deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarët mbetën për disa orë të ngujuar brenda ndërtesës së parlamentit, derisa nuk u evakuuan prej andej nga njësitë e posaçme të policisë.

Ndërhyrja e protestuesve në parlament, pasoi zgjedhjen e zotit Talat Xhaferit në postin e kryetarit të parlamentit nga shumica e re parlamentare por pa votat e VMRO-DPMNE-së.



Deputetët e Lidhjes Social Demokrate dhe të partive shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizjes Besa, Aleanca për Shqiptarët nuk dolën nga salla e parlamentit pasi kryesuesi Trajko Velanovski e ndërpreu atë për ta vazhduar nesër dhe e votuan z. Xhaferi, një politikan, përfaqësues i BDI-së, për kryetar të ri.





Zoti Xhaferi u bë shqiptari i parë në krye të parlamentit që kur Maqedonia shpalli pavarësinë nga ish Jugosllavia në vitin 1991.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën