Shkup,protesta kundër shqipes:
Mos luani me durimin tonë

Shkup,protesta kundër shqipes:<br />Mos luani me durimin tonë
MAQEDONI-Mijëra njerëz kanë hyrë në ditën e shtatë të protestave në Shkup, në kundërshtim të përdorimit të gjuhës shqipe zyrtare.
 
Protestuesit këndonin këngë patriotike dhe brohorisnin: "Mos luani me durimin tonë". Mijëra qytetarët maqedonas kundërshtojnë platformën shqiptare.
 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për stabilitet dhe prosperitet të shteteve të rajonit, ishte mesazhi i qartë për Shkupin nga zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane e Euroaziatike, Hojt Brajan Li.
 
Li i ka ftuar të gjitha palët në Maqedoni të jenë të hapura ndaj kompromisit dhe të formohet sa më parë qeveria e re paszgjedhore.
 
Një ditë më parë presidenti Ivanov u dërgoi letër ndërkombëtarëve ku kërkonte që platformë shqiptare të dënohej pasi sipas tij është krijuar në Tiranë fakt që prek sovranitetin e vendit.
  
Nga ana tjetër platforma shqiptare nuk është ashtu siç e përshkruan presidenti Gjorge Ivanov. Ajo është hartuar në Shkup ndërsa në Tiranë është kryer vetëm akti formal i firmosjes.
 
Edhe partia LSDM e Zoran Zaev i kërkon Ivanov që të ndalojë me fjalorin e urrejtjes dhe t’i jap mandatin Zaev.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike