Shkup, rrahën nxënësit shqiptarë
Arrestohen 8 të rinj maqedonas

Shkup, rrahën nxënësit shqiptarë<br />Arrestohen 8 të rinj maqedonas
SHKUP - Tetë maqedonas janë arrestuar nga policia nën akuzën e dhunës brutale dy ditë më parë ndaj një grup nxënësish shqiptarë.
Nga ana tjetër policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj nxënësve shqiptarë të fshatrave të Karshiakës, mbrëmjen e së mërkurës në autobusin e linjës Shkup - Çiflik.
Familjarët e nxënësve të rrahur kanë theksuar se kanë marrë informatat lidhur me arrestimin e dhunuesve dhe se atyre i është konfirmuar kjo edhe nga ana e MPB, e cila ka thirrur disa nga nxënësit për t’i identifikuar huliganët maqedonas.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi ka konfirmuar arrestimet.
"Disa nga personat janë kapur dhe kanë pranuar se ishin përfshirë në rrahjen brutale të nxënësve shqiptarë. Hetimet po vijojnë dhe ne garantojmë shqiptarët se institucionet po kryejnë detyrën për të zbardhur incidentin dhe të marin dënimin e merituar", theksoi ai.
MPB për shkak të hetimeve ka bërë të ditur se akoma nuk mund të jap detaje lidhur me arrestimet dhe se së shpejti do të zbardh tërë ngjarjen.

INCIDENTI
Në incidentin e ndodhur në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, mbi 20 persona të maskuar kanë ndërhyrë në një nga autobusët urban, duke ushtruar dhunë ndaj 15 nxënësve shqiptarë, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike