Shkup, SHBA-BE presion për krizën
Ziadin Sela: E kemi gati zgjidhjen 

Shkup, SHBA-BE presion për krizën<br />Ziadin Sela: E kemi gati zgjidhjen 
Fundi i krizës politike në Maqedoni nuk duket i afërt, ndërsa opozita paralajmëron Presidentin se nëse nuk mbledh parlamentin e ri dhe nuk jep mandatin për formimin e qeverisë do të veprojnë vetë.
 
Ziadin Sela shprehet se nëse Presidenti Ivanov vazhdon ta shkelë Kushtetutën dhe të mos japë mandatin, shumica parlamentare ka të drejtën të votojë qeverinë e re.
 
Ziadin Sela ka folur edhe për gjuhën shqipe, teksa thotë se mund të rregullohet me ligj që do shfrytëzohet në maksimum, por ajo nuk do ketë përkrahjen kushtetuese.
 
Palëve u ka bërë thirrje për zgjidhjen e krizës dhe ambasadori amerikan Xhes Bejli dje. "Është e rëndësishme që institucionet demokratike të funksionojnë dhe pikërisht aty qëndron zgjidhja".
 
Ndërsa këtë javë Shkupin do ta vizitojë edhe një herë komisioneri për zgjerimin Hahn.
 
Gazeta gjermane “Die Tagespost” shkruan se Maqedonia, krahas krizës qeveritare, tani ka hyrë dhe në krizë kushtetuese, ndërsa nuk sheh ndonjë zgjidhje të afërt në horizont. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj