Shkup, Ziadin Sela flet për herë
të parë pas sulmit të dhunshëm 

Shkup, Ziadin Sela flet për herë<br />të parë pas sulmit të dhunshëm 
Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ka reaguar për herë të parë për sulmin e dhunshëm dje ndaj tij në Kuvendin e Maqedonisë.
 
Administratori i faqes së deputetit shqiptar Ziadin Sela shkruan se është jashtë rrezikut për jetën pas sulmit.

"Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi, jemi të detyruar të lëshojmë këtë komunikatë, e cila synon të qetësojë qytetarët që pyesin për shëndetin e Kryetarit të LR-PDSH-së z.Ziadin Sela.
 
Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën.
 
Falenderojmë te gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tash e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh.
 
Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i Asgjëje, ky është vetëm Fundi i një të Keqeje...Fundi i pashmangshëm i saj
" shkruan administratori i faqes së deputetit shqiptar Ziadin Sela. 

ziadin sela
Ziadin Sela u dhunua dje ne Kuvendin e Maqedonise nga huliganet

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën