Prodhimet “Made in Albania” janë bllokuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës teksa do të eskportoheshin për në Maqedoni. Shtimi i prodhimeve bujqësore kryesisht fruta dhe perime që sigurohen nga vetë shteti maqedonas është bërë shkak që mallrat shqiptare të bllokohen në pikën kufitare.  Prej disa ditësh kamionë të shumtë ndalohen të vijojnë udhëtimin e tyre me justifikimin se për prodhimet që transportojnë duhen marrë analiza para se të hyjnë në shtetin fqinj.

Ky kamion me domate i ardhur nga Lushnja është bllokuar prej tre ditësh në këtë pikë të kalimit kufitar pasi fqinjët kanë vendosur që produktit duhet ti bëhen analiza për të lejuar kalimin e tij. 

kamion

Doganieri
: Ato bllokohen nga shkaku se ato kërkojnë mostrën nga malli për analizë.
Gazetarja: Pra ju nuk keni asnjë urdhër per ti ndaluar kamionët?
Doganieri: Si dogane jo! Nga Ministria e Ushqimit ndoshta ka!
Doganieri: Nuk ka lidhje me doganën. Nëse mjeku e vërteton, vijnë te ne, ia bëjmë letrat ne.

Vetë drejtuesi maqedonas i mjetit Marianco Palloski pohon se ai është bllokuar në pikën kufitare dhe se janë marrë kampionët e domateve për analiza, por askush nuk i ka dhënë sqarime të mëtejshme. 

Palloski: “Kam 3 ditë që po pres këtu. Kamioni u ngarkua me domate nga Lushnja, por kur erdha këtu më morën kampione për analiza dhe ende nuk po më lejojnë të eci më tej. Për mua është hera e parë që transportoj domate dhe nuk më kanë dhënë asnjë sqarim. Nuk e di edhe sa mund të pres”. 
rob

Mësohet se fleta e analizës për produktet bujqësore nuk është kërkuar më herët në këtë pikë doganore dhe se këto masa shtrënguese sipas prodhuesve janë të qëllimshme, që të tregtohet produkti maqedonas.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)