Shkupi e Sofja përplasen në Pustec për Censin 2023! Ambasadori bullgar ‘dhurata’ në bashkinë minoritare! Përfaqësuesi i maqedonasve: Provokim i rëndë

Censi i popullsisë në Bashkinë minoritare të Pustecit prodhoi përplasjen e parë diplomatike. Këtë të mërkurë në qytezën e Pustecit mbërriti ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Ivaylo Kirov. Diplomati dhuroi barna e medikamente në dy qendrat shëndetësore të Pustecit.

Kirov nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të gazetareve mbi motivet e vizitës, por jashtë kameras tha se nuk po ushtron asnjë lloj presioni ndaj popullsisë që të vetëdeklarohen si bullgarë. Edhe pse vizita e tij në Pustec zhvillohet në ditën e tretë të Censit, Kirov tha se Bullgaria nuk lufton për numra dhe kushdo është i mirëpritur për të shprehur etninë.

"Ne nuk duam të luftojmë me vëllezërit të Maqedonisë së Veriut", theksoi ai.

Vizita e diplomatit bullgar në Pustec, nxiti reagimin e ashpër të partisë së minoritetit maqedonas. Eftim Mitrevski, nënkryetari i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim tha se Bullgaria po bën presion ndaj minoritetit maqedonas në Pustec.

“Është krejtësisht jo normale, është perzierje në punët e brendshme të këtij shteti si vizitë e ambasadorit ashtu dhe nënpresidentes bullgare. Ajo duhej përzënë nga Shqipëria, duhej dhënë ultimatum, duhet të linte shtetin shqiptar dhe të dilte jashtë kufijve të Shqipërisë. Si e lejon shteti shqiptar që personalitete të tilla në kohën e Censit të ushtrojnë propagandë këtu, ne jemi qytetarë shqiptarë, mbushim mot 100 vite që ky shtet shqiptar na ka njohur, me institucione, në asnjë dokumente të shtetit shqiptar nuk figuron bullgar. Vizita e ambasadorit bullgar është krejtësisht e gabuar”, tha ai.

Pusteci njihet ligjërisht si zona ku banon minoriteti maqedonas. Mësimi në arsimin fillor zhvillohet në dy gjuhë shqip dhe maqedonisht. Ndërsa bashkia drejtohet nga Pali Kolefski, i Partisë “Aleanca Maqedonase për Integrim”, që fitoi zgjedhjet lokale në koalicion me PS-së. Ndërsa duhet theksuar se vitet e fundit, disa banorë të zonës së Prespës së Madhe kanë përfituar pasaporta bullgare, duke u vetëdeklaruar me etni bullgare. Ende nuk ka një numër të saktë për bullgarët që jetojnë në Pustec, ndaj dhe Censi i këtij viti dhe shifrat që do të prodhojnë shqetësojnë si Bullgarinë ashtu dhe Maqedoninë e Veriut.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut