Shmangën 9 mln lekë taksa, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim shoqërinë ‘Erblen’ dhe administratorin

Prokuroria e Fierit

FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim shoqërinë Erblen sh.p.k dhe administratorin e saj, pasi kanë shmangur rreth 9 mln lekë taksa. Hetimet ndaj kësaj shoqërie kanë nisur që më 14 shkurt 2020 dhe tashmë organi i akuzës dërgon dosjen për gjykim me akuzën “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Sipas hetimeve, shoqëria Erblen sh.p.k me objekt aktiviteti në ndërtimin e banesave, rrugëve dhe infrastrukturës, kishte një detyrim tatimor prej 8,884,799 lekësh. Edhe pse ishin ndërmarrë masa administrative për mbledhjen e detyrimeve, administratori Ardjan Kumanaku nuk i shleu ato.

Sipas organit të akuzës, subjekti në fjalë kishte mundësi financiare për slyerjen e këtyre detyrimeve, por administratori ka shmangur pagesën e taksave edhe pse në llogaritë bankare të kësaj shoqëria janë transferuar dhe tërhequr shuma të konsiderueshme parash.

Gjatë kësaj kohe, Prokuroria e Fierit thotë se administratori Kumanaku ka tërhequr në mënyrë të menjëhershme cash nga llogaritë e shoqërisë, duke shmangur detyrimet tatimore.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Fierit 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq shoqërinë Erblen shpk dhe administratorin e saj, shtetasin Ardjan Kumanaku, për veprën penale ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’, parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.176 datë 14.02.2020, u provua se shoqëria Erblen Sh.p.k., ushtron veprimtarinë e saj tregtare me objekt të veprimtarisë ndër të tjera “Projektimi dhe zbatime të ndërtimit të banesave shumekatëshe, veprave rrugore dhe infrastukturore, ndertime civile e industriale, etj”. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë ndaj shoqërisë kanë lindur detyrime tatimore të cilat nuk janë paguar me një vlerë totale prej 8,884,799 lekësh.

Hetimet provuan se megjithëse ndaj këtij subjekti ishte evidentuar një detyrim tatimor, ishin marrë masat administrative në funksion të mbledhjes së detyrimit, nga ana e administratorit të shoqërisë nuk u shlye. Nga ana e prokurorisë u dokumentua fakti se, subjekti ka qënë në kushtet e aftësisë paguese pasi, në llogarinë e subjektit janë transferuar, derdhur, terhequr cash, shuma të konsiderueshme monetare, gjatë kohës që detyrimi ka ekzistuar. Po kështu, u dokumentua fakti se gjatë kësaj periudhe, administratori i shoqërisë, jo vetëm që nuk ka marrë masat e duhuara për shlyerjen e detyrimeve, por, se nga ana e tij janë kryer veprime aktive duke tërhequr cash nga llogaria bankare e shoqërisë vlera monetare, menjëherë sapo shumat derdheshin në llogari.

Në përfundim të hetimeve mbështetur në ligjin nr.9754, datë 14.6.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”, si dhe nenit 181 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.176 vitit 2020, në ngarkim të pandehurve shoqëria “Erblen” Sh.p.k., dhe administratorin e saj shtetasin Ardjan Kumanaku me akuzën për kryerjen e veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me taksat dhe tatimet dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore që subjektet kanë ndaj shtetit.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës