TRANE- Shkon në 10 numri i personave të shoqëruar në Tiranë dhe në Vlorë për zbardhjen e atentatit të mbetur në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. 

Mes të shoqëruarve janë edhe pronari dhe roja i një parkingu ku ka qëndruar automjeti tip Peugot me targa të Tiranës 5066 N, të enjten e 12 dhjetorit 2013, si dhe rojet e një pallati në Vlorë, si dhe vetë shoferi i prefektit,
 
200 gramët e eksplozivit C4 të montuar me dy kapsolla dhe një aparat telefoni, u konstatuan rastësisht paraditen e të premtes, 13 dhjetor gjatë procedurave të kontrollit të mjeteve nga Garda e Republikës në hyrje të Kryeministrisë, ku mjeti po parkohej. 

telefoni i eksplozivit te dervishit
(Foto: Celulari i lidhur me eksplozivin C4)

Prokurorët, po verifikojnë dëshminë e prefektit, për konfliktet dhe itinerarin e lëvizjeve të mjetit. në dy ditët e fundit. 

Prokuororët u kanë kërkuar ekspertëve xhenierë që të bëjnë edhe krahasimin e lëndës eksplozive dhe mekanizmit me rastet e tjera të konstatuara në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë për të gjetur një lidhje të mundshme mes tyre. 

Ndërsa prokurorët kishin intensifikuar kontaktatet me kompanitë e telefonisë celulare që kishte telefoni SAMSUNG i montuar në lëndën eksplozive, për të gjetur emrin e personit që e ka regjistruar, apo përdoruesit të tij.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)