Sipas një njoftimi nga qeveria britanike, ditën e djeshme, tre anije të armatosura iraniane, u përpoqën pa sukses për të “kapur” një anije naftëmbajëse britanike në Gjirin Persik.
Anijet e armatosura të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kërkuan të kapnin cisternën britanike ndërsa lundronin përmes Ngushticës së Hormuzit, një vend strategjik që prek pjesërisht edhe ujërat iraniane.
Thuhet se tre anije iraniane urdhëruan anijen britanike "British Heritage" të devijonte kursin e saj të lundrimit por ato u ndeshën me forcën e topave luftarak të Marinës Mbretërore dhe u detyruan të tërhiqeshin.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5d26ef429665115809714-7234881-Operation_British_Royal_Marines_taking_part_in_the_seizure_of_th-a-1_1562829080303.jpg)
Një ditë më pare Irani kërcënoi se do të rrëmbejë një cisterne britanike në shenjë hakmarrje pasi Britania e Madhe ndaloi një nga anijet iraniane, përkatësisht “Grace 1”, e cila transportonte naftë në mënyrë klandestine dhe duke thyer embargon, jashtë brigjeve të Gjibraltarit javën e kaluar.
Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se "Në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, tre anije iraniane u përpoqën të pengonin kalimin e një anije tregtare, trashëgimi Britanike, e cila po kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit”.
Sipas CNN, në momentin e incidentit, një aeroplan amerikan u ndodh në vendngjarje dhe filmoi gjithçka.
Zyrtarisht Teherani e ka mohuar të ketë ndodhur një incident i tillë me anijet mbretërore, duke hedhur poshtë burimet amerikane të lajmit.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5d26ef601073e15895312-7234881-image-a-39_1562805382263.jpg)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump: Kam dhënë urdhër që nëse Irani më vret, të rrafshohet
4 Shkurt, 21:41
-
Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik
3 Shkurt, 18:18
-
Irani dënon me vdekje reperin e njohur, zbulohet arsyeja
20 Janar, 09:12
-
Iran, punonjësi i ministrisë së Drejtësisë vret 2 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në Teheran
18 Janar, 15:52
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Iran/ Mullai qorton një vajzë sepse ishte pa shami, ajo i heq çallmën
6 Janar, 16:59
-
SHBA/ Një goditje ndaj objektivave bërthamore të Iranit është një nga opsionet në tryezën e Biden para se të lerë Shtëpinë e Bardhë
2 Janar, 22:43
-
Arabia Saudite ekzekuton 6 iranianë për trafik droge dhe thyen rekordin, ‘tërbohet’ Teherani!
2 Janar, 08:52
-
Gazetarja italiane Cecilia Sala qëndron e burgosur në një qeli pa shtrat, Roma thirrje Iranit: Të lirohet menjëherë
2 Janar, 08:43
-
SHBA, sanksione entiteteve ruse dhe iraniane të përfshira në fushata dezinformimi
1 Janar, 19:33
-
Gazetarja italiane arrestohet në Teheran
27 Dhjetor 2024, 15:38
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor 2024, 22:24
Amerika nuk ka nevoje per nje tjeter konflikt ushatrak ne Gjirin Persik
Përgjigju