Reforma Zgjedhore online, Celibashi: Adresoni vendimet e Kushtetueses për votimin e emigrantëve dhe herësin! Depolitizim të pjesshëm të komisionerëve

TIRANË- Vota e diasporës vijon të përplasë PD-PS në Komisionin e Reformës Zgjedhore, të cilat ende janë larg zgjidhjes sesi duhet gjetur mënyra për të mundësuar votimin e shqiptarëve në vendet që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj u përplasën ashpër në mbledhjen e radhës të Komisionit.

Damian Gjiknuri: Këta duan një shtet paralel. Për diasporën të ketë regjistër paralel. Ne jemi që të jetë i integruar në regjistrin e gjëndjes civile. Të pyesim ndërkombëtarët që thonë se duhet të jetë një regjistër unik.
Enkelejd Alibeaj: Nuk ka regjistër paralel e shtet paralalel, asgjë..
Damian Gjiknuri: Qëndrimi im nuk ndryshon.
Enkelejd Alibeaj: Ta marr si qëndrim final se nuk doni votën e diasporës
Damian Gjiknuri: Varet si do sillesh rrugës

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i qartë. Vota e diasporës arrihet vetëm me vullnet politik. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, teksa bëri propozimet e tij para Komisionit të Reformës Zgjedhore, për ndryshimet në kodin elektoral, tha se nëse nuk plotësohet boshllëku ligjor, nuk do të ketë votim nga jashtë.

Celibashi i kërkon Gjiknurit e Alibeajt të bëjnë një sërë ndryshimesh në Kodin Zgjedhor, nga herësi për të cilin Gjykata Kushtetuese kërkon ridimensionim pasi të parin e rrëzoi si jo proporcional, te ligji i Dekriminalizimit apo depolitizimi i pjesshëm i administratës zgjedhore.

"Sikurse kam bërë me dije edhe në letrën dërguar kryetarëve të partive politike, nevojë për të diskutuar dhe adresuar dy vendimet e GJK që kanë të bëjnë i pari me votimin e emigrantëve dhe i dyti me shfuqizimin e dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me kufirin prej 10 mijë votash për mandatin", tha Celibashi. 

"Pse jo në komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta të mos kishim një organizim ku të jenë të pranishëm partitë politike, por fjala e fundit në aspektin teknik në nivelet e komisionit të QV dhe KZAZ t’i besohej KQZ", tha Celibashi. 

Gjatë u ndal edhe te shtrirja e votimit e numërimit elektronik në të gjithë vendin, që sipas Celibashit ka kosto të lartë, por nuk zgjidh probleme të mëdha të procesit zgjedhor si shit-blerja e votës.

"Nuk jam shumë i bindur që duhet ta shtrijmë menjëherë në gjithë territorin, por nëse politika dakordësohet dhe thotë po ka dobi që të shtrihet në gjithë territorin, do duhet të mbani në vëmendje dy faktorë, kostot dhe faktorin njeri", vijoi Celibashi, duke shtuar që votimi elektornik do t'i kushtonte vendit rreth 50 milionë euro.

Në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, të mbledhur online për shkak të përplasjes me deputetët e Rithemelimit, përfaqësuesit e Drejtorisë së Gjendjes Civile dhe AKSHIT thanë se deri më tani janë rreth 14 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë kërkuar regjistrimin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Regjistri i emigrantëve, 14,127 shqiptarë kanë deklaruar adresat, kryeson Greqia dhe Italia

1709039435_reformazgjedhore.JPG

Tirane- 14,127 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë territorit kanë deklaruar deri më tani të dhënat e tyre në regjistrin e posaçëm të emigrantëve. Sipas të dhënave të Drejtorisë të Përgjithshme të Gjendjes Civile rezulton se këta shtetas kanë shfrytëzuar platformën elektronike e-Albania dhe nuk ka patur probleme teknike. 

Sipas zyrtarëve të AKSHI-it dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, procesi i deklarimit të të dhënave shkon maksimumi 10 minuta për individë që nuk janë familjarë me teknologjinë ndërsa në raste tjera mund të kryhet për shumë më pak se kaq. I vetmi document që i kërkohet shtetasit shqiptarë që të ngarkojë në platformën e-albania gjatë plotësimit të të dhënave është një PDF ku të jetë dokumenti zyrtar me emër, mbiemër dhe adresën e tij në vendin ku jeton. Referuar përcaktimeve të Kodit Zgjedhor në fuqi, këta individë që janë regjistruar në regjistrin e posaçëm të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë mund ti kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tu mundësohet e drejta e votës në distancë. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore se deklarimi i adresës është i nevojshëm pasi përmes adresës së deklaruar mundet që më tej KQZ të komunikojë me këta qytetar për tu dërguar edhe fletën e votimit nëse ata preferojnë të marrin pjesë në zgjedhje. 

Sipas të dhënave që Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile raportoi gjatë seancës dëgjimore që u mbajt sot në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore rezulton se numrin më të lartë të shtetasve shqiptarë që kanë vetdeklaruar adresën dhe të dhënat në vendin ku jetojnë e kanë vendet fqinje Italia dhe Greqia. 

Vetdeklarimet e deritanishme në regjistrin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit: 

4,872 Greqia
4,357 Italia
1,477 Gjermania
600 SHBA
571 Franca
449 Mbretëria e Bashkuar
253 Suedia
190 Kosova
183 Belgjika
171 Kanadaja
112 Turqia
108 Zvicra
83 Austria
78 Spanja
61 Australia
60 Rumania
50 Hollanda
45 Luksenburgu
42 Norvegjia
41 Maqedonia
33 Irlanda
29 Bullgaria
28 Danimarka
28 Emiratet e Bashkuara Arabe
22 Hungaria
18 Malta
16 Portugalia
15 Polonia
14 Republika Çeke
13 Finlanda
9 Serbia
8 Mali i Zi
7 Arabia Saudite
7 Sëaziland
6 Katari
6 Izraeli
5 Grenada
5 Guatemala
5 Letonia
4 Sllovakia
4 Kina
4 Kroacia
4 Qipro
3 Palestina
3 Xhamajka
3 Kazakistani
2 Egjipti
2 Islanda
2 India
2 Saint Lucia
2 Singapori
2 Afrika e Jugut
2 Tajlanda
1 Bjellorusia
1 Butani
1 Irani
1 Japonia
1 Jordania
1 Lituania
1 Meksika
1 Zelanda e Re
1 Filipinet
1 Sllovenia
1 Ukraina

Ora 15:45
Vota e emigrantëve, Gjiknuri: PD nuk donte se kishte hallin se dikush me parashutë vinte i vidhte! Alibeaj: Historinë e vjedhjes së votave vetëm ti mos e përmend

1709039435_reformazgjedhore.JPG

Bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri janë përplasur mes tyre gjatë mbledhjes së komisionit.

Debati u bë për shkak të votës së emigrantëve, ku Gjiknuri ironoizoi PD-në duke thënë se ata kishin frikë, se ndonjëri do të vinte më parashutë dhe do tu vidhte votën emigrantëve, ndërsa Alibeaj ju përgjigj se vetëm Gjiknuri sduhet të flasë për vjedhje votash.

Celibashi: Ne organizuam një tryezë për draftin që kishim propozuar ne. Kishte mungesë të dakordësisë mes partive politike.

Alibeaj: E pra, nuk ishte çështje trysnie.

Gjiknuri: Partia jote nuk donte. Ta them unë more zotëri, partia jote nuk donte, për të njëjtat frikëra, se do vinte njëri me parashutë aty, do vidhte votën e emigrantëve.

Alibeaj: Këtë historinë e hajdutëve dhe vjedhjes së zgjedhjeve vetëm ti mos e thuaj Damian. Ke prova, ku je dhe vetë palë në fakt, që PS për çdo palë zgjedhje ka organizaur proces të vjedhjes, makineri të vjedhjes së votave.

Gjiknuri: Makineri e ke ti në kokë, sta zgjidh unë dot.

Alibeaj: E ke të shkruar në raportin e OSBE/ODIHR. Ca do më tepër. Jo vetëm kaq, por e ke edhe në SPAK.

Ora 14:04
Përplasen për votën e diasporës, Gjiknuri ironi me Alibeajn: Ju keni aq shumë votues sa ju vjedhin shumë! Bashkëkryetari: S'është vota e partisë

Dy bashkëkryetarët e PS dh PD në Komisionin e Reformës Zgjedhore u përplasën në mbledhjen e radhës për votën e diasporës. Enkelejd Alibeaj akuzoi se PS nuk e do votën e emigrantëve, ndërsa Damian Gjiknuri tha se PD është e paqartë për kërkesat e saj. Por KQZ ia bëri të qartë se vetëm vullneti politik do të sjellë mundësinë e diasporës për të votuar.

Mes dy bashkëbiseduesve ka pasur dhe shkëmbime batutash.

Damian Gjiknuri: Këtu me kuti s;na i blejnë por na i blejnë jashtë. Atje na i blejnë 0para se të shkojë tek zarfi.

Enkelejd Alibeaj: Qeveria të shihet në pasqyrë e të kuptojë gjëndjen

Damian Gjiknuri: Më vjen keq se ju keni aq shumë votues sa ju vjedhin shumë. Sidomos partia jote ka aq shumë sa do dy ditë për të votuar (qesh)

Enkelejd Alibeaj: Kjo nuk është votë e partisë por votë e shqiptarëve.

Damian Gjiknuri: Këta duan një shtet paralel. Për diasporën të ketë regjistër paralel. Ne jemi që të jetë i integruar në regjistrin e gjëndjes civile. Të pyesim ndërkombëtarët që thonë se duhet të jetë një regjistër unik.

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka regjistër paralel e shtet paralalel, asgjë..
Damian Gjiknuri: Qëndrimi im nuk ndryshon.
Enkelejd Alibeaj: Ta marr si qëndrim final se nuk doni votën e diasporës
Damian Gjiknuri: Varet si do sillesh rrugës 

Ora 12:57
‘Alibeaj dhe Gjuknuri po uzurpojnë mbledhjen’, Gjylameti: 45 minuta për të bërë 12 pyetje, abuzive

1709034875_blerinagjylamet.jpg

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti ka shfaqur pakënaqësi për menaxhimin e kohës në komisionin e Reformës Zgjedhore, i cili është mbledhur sërish online. Gjylameti tha se Enkelejd Alibeaj mori 45 minuta kohë për të bërë 12 pyetje dhe sipas saj kjo është abuzive.

Kritika pati edhe për kolegun e saj socialist, Damian Gjiknurin, duke thënë se ka të drejtën e moderimit bashkë me Alibeajn, por jo të uzurpojnë mbledhjen.  

"Alibeaj 45 minuta kohë për pyetje, Blerina Gjylameti po abuzoni me kohën tonë, nuk besoj se njeri ka vështirësi për të kuptuar pyetjen tuaj. 45 minuta për të bërë 12 pyetje, kjo është abuzive. Të bëhet një kohë për secilin prej kolegëve. Ju dhe Gjiknuri keni kohën e moderimit, jo uzurpimit të mbledhjes", tha Gjylameti. 

Ora 11:36
Votimi elektronik, Celibashi: Shtrirja në gjithë territorin ka kosto të lartë dhe kërkon burime njerëzore! Nuk zgjidh shitblerjen e votës

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në dëgjesën në komisionin e Reformës Zgjedhore u ndal edhe tek procesi i votimit elektronik. Celibashi tha se pikësëpari duhet të merret një vendim politik sa i takon shtrirjes së votimit elektronik në të gjithë territorin.

Sipas tij, duhen që të kenë në vëmendje dy faktorë sa i takon votimit elektronik, kostot e larta për shtrirjen në gjithë territorin, si edhe burimet njerëzore. Por gjithsesi, Celibashi thotë se votimi elektronik nuk i zgjidh gjithë problematikat siç është ajo e shitblerjes së votës.

"Procedurat dhe afatet për nxjerrjen e rezultateve. Është krijuar një traditë pozitive për ankimimin, por kam idenë që në aspektin teknik duhet të kemi disa rregullime në ankimimet. Sanksionet administrative, ka nevojë për t’u riparë, në disa raste janë jo-proporcionale dhe pa sens. Për disa shkelje të rënda, masa e sanksionit administrative është krejt e papërfillshme. Nuk është shumë me vend që për strukturën organike të KQZ të angazhohet kuvendi, edhe pse ai garanton integritet, por ka nevojë të rishikohet për ta bërë më fleksibël.

Votimi elektronik do duhet të merret një vendim politik më së pari. Ka vullnet për të shtrirë bazuar në eksperiencën e deritanishme. Në një lloj mënyrë si komisoner, edhe brenda KQZ kemi pikëpamje të ndryshme, edhe unë e mbështes në parim shtrirjen më gjerë të votimit elektronik nga sa ne jemi duke e aplikuar. Nuk jam shumë i bindur që duhet ta shtrijmë menjëherë në gjithë territorin, por nëse politika dakordësohet dhe thotë po ka dobi që të shtrihet në gjithë territorin, do duhet të mbani në vëmendje dy faktorë, kostot dhe faktorin njeri. Në lidhje me njerëzit që do merren me aspektin teknik të zhvillimit të këtij procesi. Edhe pse pati deri diku kontestime të forta në lidhje me zhvillimin e votimit elektronik, veçanërisht në Elbasan, nga verifikimi patëm përputhshmëri 100% me fletët e votimit dhe votat dixhitale.

A do të bënte sens në rastin e përdorimit të pajisjeve angazhimi i komisionerëve vetëm partiak? Çfarë kuptimi do ketë që ata njerëzit aty të jenë vetëm politik. Faktori njeri është shumë i rëndësishëm sepse mund të shkatërrojë procesin, ndaj duhet që ne si KQZ të gjejmë njerëzit e duhur, na duhen njerëz që ti gjejmë deri tani”, tha Celibashi.

Në rast të shtrirjes së votimit elektronik në të gjithë territorin, Celibashi thotë se do jetë i nevojshëm edhe një rishikim i numrit të qendrave të votimit.

“A mos duhet të rishikojmë edhe numrin e qendrave të votimit? Ne jemi duke bërë një ushtrim për të parë sesa efektivisht përdoret pajisja në çdo QV, mendoj që ka sens që në zonat urbane, edhe pse QV janë me 1000 votues, votojnë 300-400.

Votimi për ata që jetojnë jashtë, duhet të adresohet në mënyrë tjetër. Pra, nëse do bëjmë votim elektronik, duhet të ulim numrin e QV. Ndaj mendoj që vendimi për votimin elektronik, është i vështirë. Pra, nuk të zgjidh çdo problematikë. P.sh votimi elektronik, nuk të zgjidh të gjitha problemet: p.sh jo atë të shit-blerjes së votës”, vijoi Celibashi.

Ora 11:26
Reforma Zgjedhore, KQZ propozon depolitizim të pjesshëm të komisionerëve! Celibashi: Fjalën e fundit ta kemi ne

 

KQZ propozon depolitizim të pjesshëm të komisionerëve në QV dhe KZAZ. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha në Komisionin e Reformës Zgjedhore se KQZ popozion që në mesin e komisionerëve përveç përfaqësuesve të partive politike të ketë përfaqësues edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Po ashtu, Celibashi thotë se fjala e fundit sa i takon aspektit teknik t’i besohej KQZ.

“Funksionimi i Komisioneve Zgjedhore të dyta e të treta. Do të kemi njerëz nga partitë politike apo do funsionojmë ndryshe? Ne kemi probleme që vijnë nga mënyra sesi janë të ndërtuara komisioniet e QV apo KZAZ. Mendoj që është pak herët për ti larguar tërësisht partitë politike nga administrimi zgjedhor. KQZ ka një lloj kredibiliteti deri diku të pranuar, të besueshëm nga i gjithë spektri politik, pse jo në komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta të mos kishim një organizim ku të jenë të pranishëm partitë politike, por fjala e fundit në aspektin teknik në nivelet e komisionit të QV dhe KZAZ t’i besohej KQZ dhe në çdo lloj rrethane të organizimit duhet të jetë kusht që kush është komisioner, të jetë i trajnuar dhe certifikuar”, tha Celibashi.

Ora 11:19
Reforma Zgjedhore, Celibashi: Duhet përmirësim i rregullave për fushatat elektorale online dhe financimin e partive

 

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi raportoi në Komisionin e Reformës Zgjedhore që u mblodh online. KQZ propozon përmirësimin e rregullave që lidhen me fushatat elektorale online dhe në rrjetet sociale, pasi kuadri ligjor aktual rregullon vetëm fushatën në mediat tradicionale.

“Përmirësimin apo plotësimin e rregullave që lidhen me fushatën zgjedhore, online dhe rrjetet sociale. Kodi Zgjedhor rregullon fushatën elektorale vetëm në mediat tradicionale, radio dhe TV, as në shtypin e shkruar edhe pse media e shkruar e ka humbur peshën që ka patur. Mungon rregullimi. Duhet të përmirësohen rregullat për financimin e partive, për të ashtuquajturin financim nga palët e treta. Kemi mendimin që për partitë që nuk janë regjistruar në dy zgjedhjet e fundit të mos i nënshtrohen auditimit financiar sepse konsumon kapacitete njerëzore dhe kohë për KQZ, që mund t’i përdornim për ata parti të rëndësishme. Ka parti që ne nuk i dimë as adresën”, tha Celibashi.

Celibashi theksoi se duhet të përmirësohen edhe rregullat për financimin e partive politike.

Mendoj që duhet të përmirësohet dhe plotësohen rregullat për financimin e partive politike për fushatën. Do duhet të përmirësohen rregullat aktuale të financimit të fushatave dhe partive politike. Ka nevojë për ndryshime në ligjin për partitë politike, përfshirë edhe aftat që lidhen me depozitimet përkatëse. Parti të cilat në 2 apo 3 zgjedhje parlamentare për tu regjistruar në KQZ duhet të riparaqesin një listë me nënshkrime mbështetësish. Ca ndodh sot, një parti regjistrohet në KQZ, nuk paraqet asnjë kandidat, e angazhon KQZ me kohë dhe energji dhe qëndrojnë si subjekte zgjedhore ndërkohë që nuk marrin pjesë në zgjedhje. Përderisa e kanë kushtin që të sjellin nënshkrime, do propozoja që ti sjellin që në momentin kur paraqesin kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor.

Ora 11:14
Reforma Zgjedhore, Celibashi: Adresoni vendimet e Kushtetueses për votimin e emigrantëve dhe herësin

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po raporton online në Komisionin e Reformës Zgjedhore propozimet e KQZ për disa ndryshime Kodin Zgjedhor.

Celibashi e fokusoi fjalën e tij në dy problematika që në fakt janë ngritur disa herë nga KQZ, që kanë të bëjnë me dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese që urdhëron votimin e emigrantëve dhe rishikimin e kufirit prej 10 mijë votash për mandatin. Celibashi theksoi se këto dy vendime duhet të reflektohen në ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

“KQZ është një institucion që tashmë kë një konfigurim të ndryshëm nga ajo ca ne jemi mësuar ta shohim më parë. Sikurse kam bërë me dije edhe në letrën dërguar kryetarëve të partive politike, nevojë për të diskutuar dhe adresuar dy vendimet e GJK që kanë të bëjnë i pari me votimin e emigrantëve dhe I dyti me shfuqizimin e dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me kufirin prej 10 mijë votash për mandatin. Unë kam konsideruar nevojën për ta sjellë në vëmendjen tuaj. Pa i hyrë detajeve, po paraqes një listë të aspekteve të ndryshimeve në kod që duhet të adresohen”, tha Celibashi.

Po ashtu Celibashi tha se duhet shikuar edhe mundësia për votimin e rreth 30 mijë personave që e kanë të pamundur të paraqiten në Qendrat e Votimit.

“Kemi sjellë në vëmendjen tuaj çështjen e sigurimit të së drejtës së votës për një kategori që nuk shikojnë dot në QV, do vazhdojmë ti lëmë pa votuar apo të krijojmë një mundësi që ata të votojnë, duke siguruar fshehtësinë e votës. Mendoj se është një çështje që duhet të adresohet, janë rreth 30 mijë votues shqiptarë që nuk e kanë të mundur të paraqiten në QV. Po të vazhdojmë që të kemi këtë situatë apo do e ndryshojmë? “, tha Celibashi.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/02/2024 03:09

    Votimi elektronik ndoshta nuk e zgjidh shit-blerjen e votes,por ama parandalon /mbushjen/ e kutive,keq numerimin,apo dhe votimin disa here nga i njejti person dhe tjetersimin e votes,gjithashtu e nxjerr ne kohe rekord rezultatin.Eshte i domosdoshem,por per momentin mund te shtrihet ne qytetet kryesore si Shkodra,Lezha,Durresi,Elbasani,Tirana,Vlora,jo pa tjeter ne te gjithe vendin,nje gje qe i takon rradhes tjeter te zgjedhjeve.Asnje ne boten perendimore nuk eshte penduar nga zbatimi i ketij sistemi.Sa per voten e emigranteve,u duhet dhene patjeter.Emigrantet qe deshirojne te votojne me poste le te bejne kerkese on-line,ose prane,ambasadave/konsullatave aty ku jetojne duke dhene dhe adresen dhe ID e sakte te tyre,por me pare u duhet dhene e drejta e votes,per te cilen duket se mungon vullneti politik nga nje pjese e politikes.

    Përgjigju
  • mergimtari: 27/02/2024 13:40

    Komisjonet ne qendrat e votimit nuk duhet te kene pjestar te partive,te jene te perber nga njerez me kopetenca shteterore.Ashtu sic kerkohet ndeshkimi ne rast te shkeljeve qe pergjegjesia eshte individuale.Votat te numerohen ne qendren e votimit.Ka plote intelektuale qe mund ta permbushin kete detyre pa kryer shkelie.Kur komisjoneri eshte militant ai eshte me i predispozuar te shkel ligjin.

    Përgjigju
  • mergimtari: 27/02/2024 13:31

    Votimi i emigranteve,per te cilen po behet zhurme ndoshta eshte dhe nje forme per te permbysur rezultatet.Emigrantet kane (ne shume raste dy e me shume shtetesi).Pse tu jepet e drejta per te dhene mendimi dy here ne dy shtete te ndryshme?KUsh ka deshire te shkoj te votoj aty dhe jo te krijohen artifica.

    Përgjigju
  • Besi: 27/02/2024 10:46

    prisni sa tu bejne vetingun edhe diaspores se nuk jane te sigurte si do votojne perkrahesit e protestuesve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale