LEZHË- Një familje prej 5 personash ka rrezikuar jetën, teksa po tentonin të kalonin përroin në fshatin Kaluer të Njësisë Administrative Ungrej në Lezhë. Automjeti me të cilin ata po udhëtonin ngeli në mes të ujit, për shkak të prurjeve të shumta të përroit nga reshjet e dendura të shiut. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë ndërhyrë, duke shmangur një tragjedi të mundshme, pasi niveli ujit ishte gjithnjë në rritje dhe rrjedha e përroit ishte e fortë.
Report Tv sjell videon, ku shihet se si makina ka mbetur në mes të rrugës për shkak të nivelit të lartë të ujit. 5 personat u bllokuan në makinë në pamundësi për të dalë dhe gjithçka u zgjidh me ndihmën e personave të tjerë që konstatuan situatën.
Familja po kthehej nga një ceremoni mortore. Ato kanë ndjekur rrugën në të cilën kishin udhëtuar edhe më parë, duke mos patur dijeni për rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit. Në mungesë të një rruge tjetër alternative drejtuesi i automjetit u detyruar të veprojë në këtë mënyre, duke rrezikuar jetën.
po budalla kryt si njeri e ka .. si ja plas zoti syt e futet ne mes te lumit me makin .. manej si vdiqen u mbyten ,, ooo shyqyr si kan shpetu se i ka shpetu zoti se per ate rroten si ka ken tu i dhan me mujt e kisha lan aty der neser ne mgjes vec me shpetu ... njerz te trash shkon e futet mes lumit ..
Përgjigju