Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Emocionet në dashuri do të jenë më të menaxhueshme. Në punë ka gjasa të ketë e përfshiheni nga një dëshirë të madhe për të ndryshuar.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Ketë të diel venusi shfaqet i favorshëm, ata që janë aktualisht ende të freskët nga një ndarje mund të gjejnë menjëherë një emocion të ri. Periudhë rikuperimi gjërash në punë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Shmangni konfliktet në dashuri këtë të diel, problemet nuk janë kapërcyer. Në punë, bëni vetëm gjërat thelbësore, merreni gjithçka me qetësi.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Mos mendoni për të kaluarën në dashuri, shijoni ditën dhe të rejat e saj. Në punë dominon nervozizmi. Jepini vetes mundësinë për një pushim.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Në dashuri jeni më të qetë. Një afeksion është fare pranë. Në sferën e punës duket një situatë e mirë për të bërë zgjedhje të rëndësishme në karrierë.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Kjo e diel parashihet të jetë një ditë më pak e trazuar në dashuri se e shtuna që po lëmë pas. Në punë, ndiqni instinktet tuaja.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Nëse duhet të bëni paqe me dikë, kjo e diel është dita e duhur. Përpiquni të mos e teproni në punë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Venusi i favorshëm hyn në shenjën tuaj. Keni një muaj kohë për të rregulluar gjërat në lidhjen tuaj. Mos e nënvlerësoni opsionin e ndryshimit në punë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Në dashuri është një e diel më e mirë se e shtuna. Në punë, nëse filloni të debatoni për gabimet, duhet të shmangni shqetësimet që mund t’ju shkaktohen.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Mos u zemëroni në dashuri, është një ditë e trazuar. Në punë, shikoni përreth, ka mundësi të reja.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Në dashuri, këtë të diel është më mirë të mos hapni polemika. Asgjë e re në frontin e punës, por kujdes nga shpenzimet e tepruara.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Duhet të zgjidhni mes dy partnerëve të mundshëm, ka ardhur koha. Stresi në punë do të sjellë probleme, por ju duhet të vazhdoni përpara.