Shmangia e tensioneve në veri të Kosovës, reagon Gjermania: Shenjë e mirë, tani mbetet dialogu
Barrikadat në veri të Kosovës
Gjermania mirëpriti sot uljen e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës, por nuk pranoi të komentonte rreth kërkesës së Kosovës për më shumë paqeruajtës të NATO-s në rajon.
“Kjo është një shenjë e mirë, që të dy palët janë afruar me njëra-tjetrën dhe se pakica serbe në veri të Kosovës i ka hequr barrikadat”, tha zëvendëszëdhënësja e qeverisë, Christiane Hoffmann në Berlin.
Ajo i referohej barrikadave të militantëve serbë të ngritura javët e fundit në dhjetëra lokacione në veri të Kosovës, duke bllokuar rrugët e hyrjes në dy pika kufitare me Serbinë.
Nga ana e saj, qeveria e Kosovës rihapi pikën më të madhe kufitare me Serbinë
“Prioriteti tani është që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë të mbështetet. Qeveria gjermane po e bën këtë në mënyrë shumë aktive”, tha Hoffmann.
Prej datës 10 dhjetor disa serbë në Veri të Kosovës kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ka qenë përgjigja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa dje u dërgua në në arrest shtëpiak. Pantiç dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.Ditën e djeshme është liruar edhe ish polici serb Dejan Pantiç. Ky i fundit ka qenë edhe një ndër elementët që ka shtuar tensionet në veri.
Për përshakëllëzimin e tensioneve kanë reaguar Departamenti amerikan i Shtetit ku thotë se SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandat Vuçiç, për të gjetur një zgjidhje politike që të ulen tensionet në veri të Kosovës.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.6%
-
Jo
5.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Kosovë, gjobiten 3 parti për gjuhë urrejtjeje dhe denigruese! Ja sa do paguajnë LDK, AAK dhe LDK
17 Janar, 12:56
-
Kosovë/ Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
17 Janar, 10:30
-
Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë
16 Janar, 15:30
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
15 Janar, 10:53
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40