Sa herë që qyteti i Shkodrës përmbytej, në ujë zhytej edhe vepra e kultit ndër më historiket në vend, “Xhamia e Plumbit”.
Por fal projektit dhe investimit të ri, tashmë ajo është shndërruar jo vetëm në një objekt kulti i sigurt për besimtarët myslimanë, që shpesh hasnin vështirësi për të shkuar atje gjatë përmbytjeve dhe kryer ritet e faljes, por edhe në një atraksion në stilin origjinal, për shumë vizitorë.
Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga ky rehabilitim për të bërë edhe një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
“MIRËMËNGJES! dhe me këtë kryevepër të arkitekturës islame e të trashëgimisë sonë kulturore, Xhaminë e Plumbit në Shkodër, e cila ka mahnitur historianët për stilin e vet origjinal, që ka dalë nga bataku i përmbytjeve kronike ku lëngonte në kthetrat e rrënimit, për t’u kthyer në një xhevahir plot shkëlqim të servirur me hijeshi për sytë e besimtarëve e vizitorëve të shumtë, ju uroj të shtunë të paqtë”, shkruan kreu i ekzekutivit në postimin e tij.
Postimi i Edi Ramës
Komente


Kopshtin e kane bere te bukur,te kujton lulishten pas Skenderbeut ne Tirane dikur,por duhej bere nje mur rrethues nga te gjitha anet,pasi xhamia rrezikon prape te permbytet,sepse eshte si ne grope,te gjithe ujerat do perfundojne aty,po nuk u rrethua me mur.
Përgjigju