Do të rikonstruktohen nga e para 55 pallatet që ndodhen në rrugën kryesore të Shkodrës. Nga hyrja e lagjes Xhabije deri në lagjen Rus që është dhe lagjja fundore do i nënshtrohen një rinkonstruksioni të thellë. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku, Benet Beci i cili jep informacion edhe më të detajuar mbi zonat ku do të kryhen këto ndryshime.
Beci shkruan se projekti do të nisë shumë shpejt ndërsa fton edhe qytetarët të bashkëpunojnë ngushtë me bashkinë e Shkodrës.
Projekti u hartua gjatë muajve të verës si dhe u përgatit dokumentacioni i nevojshëm i projektit
Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit: Rikualifikim Urban i Bllokut "Europa" dhe Bllokut Bulevardi "Zogu I”
• Rikualifikim Urban i Bllokut "Europa", 9 Pallate
• Rikualifikim Urban i Bllokut Bulevardi "Zogu I”, 46 Pallate. Përmes Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund 55 pallate do t'u nështrohen ndërhyrjeve të thella përmirësuese, në rrugët "Europa" dhe " Zogu I" si akse hyrëse e dalëse në qytet.
Çfarë parashikojnë punimet?
Punimet që do të kryhen 100% me buxhetin e shtetit për një periudhë kohore 12 mujore përfshijnë:
-Punime për sistemimin e tarracës, përfshirë të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin
- Punime për sistemimin dhe kullimin e ujërave të shiut
-Punime për veshjen e fasadës me sistem kapot, përfshirë katet përdhe dhe xokolaturën me të gjitha punimet e nevojshme per suvatim, veshje me polisterol, kornizim dritaresh dhe bojatisje
-Punime për sistemimin e linjave ekzistuese të rrymave të dobëta dhe të ulëta ajrore në fasadë
-Punime për ndërtimin/rikonstruksionin e trotuarit perimetral dhe rikonstruksionin e shkallës hyrëse të pallatit
-Punime për realizimin e pikturave murale në fasada specifike të përfshira, të gjitha punimet për konceptimin, dizajnin dhe realizimin e murales
Për të ndihmuar në këto procese administratorët e lagjeve do të jenë në dispozicionin të qytetarëve.
Punë të mira kemi përpara; na shkoftë mbarë!”- shkruan Beci.
G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50.1%
-
Të gabuar
37%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 567
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohen për shkelje me tenderin 700 mijë euro, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit dhe 6 zyrtarëve të tjerë
17 Mars, 15:07
-
Malësi e Madhe/ Vodhi 2 automjete në fshatin Selcë, arrestohet 22-vjeçari! Në pranga edhe 2 xhaxhallarët e të riut, iu gjetën në banesë çifte e kanabis
17 Mars, 11:43
-
Nuk i kishte deklaruar në kufi, kapet në doganën e Muriqanit polaku me 38 mijë euro! 2 të tjerë në pranga për 4 kg kanabis (EMRAT + VIDEO)
17 Mars, 08:55
-
Punimet në hyrje të Shkodrës vazhdojnë, Rama: Përmirësojmë infrastrukturën dhe sigurinë në qarkullim
16 Mars, 13:59
-
Gara për krerët e rinj/ Nadire Meçorapaj kryetarja e re e PD-së Vlorë, Oligert Muçllari fitues në degën e Pogradecit! Në Shkodër zgjidhet ‘krahu i djathtë’ i Bardh Spahisë, Ardit Qylybyli
15 Mars, 11:11
-
Beteja për pronën, banorët e Rrjollit 6 javë protestë kundër resortit të Ulajt! Përplasen me policinë, disa të shoqëruar
14 Mars, 12:40
-
Kultivuan 10 mijë bimë kanabisi, GJKKO dënon me 59 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal në Shkodër
13 Mars, 10:29
-
Rijetëzimi i Kullave të Veriut, Rama: 450 aplikime nga 13 bashki për hartën dixhitale
12 Mars, 14:14
-
Rritet numri i 'shtëpive të barit' në Shkodër, Task Forca kundër kultivimit të kanabisit: Mbi 1500 bimë të asgjësuara dhe 18 persona të referuar në prokurori
11 Mars, 15:51
-
Shkodër/ ‘Ushtari’ i Licëve i iku përsëri policisë, me vete kishte 2 armë, shokët ‘kyçin’ gojën në polici: Nuk e njohim, e morëm rastësisht në makinë
11 Mars, 11:08
-
Kundër resortit të Ulajt, banorët e Rrjollit protestë para SPAK, godasin me vezë godinën! Avokati: Kallëzimi për Fatmir Shpellzën, u vodhi pronën (VIDEO)
11 Mars, 10:18
-
AKU bllokoi 104 ton misër blegtoral të dyshuar me aflatoksinë, në magazinë u gjetën vetëm 9.5 ton! Gjobitet dhe kallëzohet penalisht kompania në Shkodër (EMRI)
10 Mars, 18:43
Zoti te rujt o Zotni Shkodre, per familjen tane e per na
PërgjigjuHallall qumeshti nenes Benet. Zoti bekofte Ramen qe si burr zotnie te ka gjet.
PërgjigjuHallall e paste! Zoti i dhante fuqi per punet e mira!
Veruku se paku bani dicka ne Shkoder,Saluku asgje,vecse deshkodranizoj Shkodren plot 32 vite. Inshalla habere te mira nga ky pinjoll i familjes vjeter shkodrane.I shkofte mbare
PërgjigjuMa nfund do buzqeshe shkodra. Pas 70 e ca viteve me partine e punes,kaq bajne 45+33=78????????????????????
Përgjigju