Linjat e transportit interurban në Vlorë janë ngritur këtë të hënë në një protestë paqësore. Drejtuesit e autobusëve që bëjnë linjat me Tiranën, Beratin, Elbasanin, Sarandën dhe qytete të ndryshme në këto intenerare kanë pezulluar aktivitetin.

Ata kërkojnë dënimin dhe ndalimin e aktivitetit te paligjshëm të taksive dhe furgonave privatë dhe të palincesuara si dhe ndërtimin e terminalit ku sipas tyre Vlora mbetet i vetmi qytet që ende se ka një të tillë.

Drejtuesit shprehen 'paralizojnë' qytetin deri në zgjidhje, teksa nga ana tjetër ata kërkojnë një takim me përfaqësuesit e pushtetit lokal pasi kundërshtojnë dhe zhvendosjen drejt periferisë.

Ata theksojnë se prej sot nuk do të vijojnë punën deri në një moment të dytë dhe gjetjen e një zgjidhje si për terminalin ashtu edhe për konkurrencën e paligjshme pasi në këtë mënyrë janë totalisht të falimentuar.