Shoferët me shpejtësi 'skëterrë', Ardi Veliu zbret në terren në mesnatë: Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor

Shoferët me shpejtësi 'skëterrë', Ardi Veliu zbret në terren në mesnatë: Tolerancë zero për shkelësit e qarkullimit rrugor

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

Pas aksidentit tragjik të pak ditëve më parë në autostradën Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje, Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet e shtuara në vend.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, ka zbritur në terren edhe kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka inpektuar nga afër shkeljet e shoferëve, të cilët lëviznin me shpejtësi nga 133 km/orë në 170 km/orë tek mbikalimi në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan, në segmentin Sauk-Teg.

Veliu ka komunikuar drejtpërdrejt me punonjësit e Policisë Rrugore që kryejnë shërbim me radar dhe me patrullat e tjera të policisë rrugore ku u ka kërkuar tolerancë zero, të mos tolerohet asnjë rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore e pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

'Siguria rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në orët e vona të mbrëmjes ka inspektuar në terren funksionimin e radarëve edhe gjatë natës në disa akse rrugore.

Drejtor Veliu ka komunikuar drejtpërdrejt me punonjësit e Policisë Rrugore që kryejnë shërbim me radar dhe me patrullat e tjera të polcisë rrugore ku u ka kërkuar tolerancë zero, të mos tolerohet asnjë rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore e pasoja për jetën e përoruesve të rrugës.

Gjatë inspektimit tek mbikalimi në rrugën interurbane Tiranë- Elbasan, në segmentin Sauk-Teg te mbikalimi, Drejtor Veliu ka parë nga afër disa shkelje të përdoruesve të rrugës që qarkullonin me shpejtësi nga 133 km/orë deri në 170 km/orë.

Gjatë bisedës me punonjësit e Policisë Rrugore Drejtori i Përgjithshëm është shprehur se breda pak ditësh do jenë në dispozicion të Policisë Rrugore edhe 4 radarë të tjerë, kamera dhe mjete të pauniformuara për të patrulluar në të gjitha akset rrugore kryesisht në ato ku janë konstatuar edhe akisdente me pasoja fatale për jetën, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo shkelësi të kodit rrugor, kryesisht shpejtësi tej normave të lejura, parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, përdorim të celularit gjatë drejtimit të auotmjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse si dhe shkelje të semaforit.
#MosUbejStatistike'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb