Shoferi humb kontrollin e 'BMW', plagosen tre të rinj në aksin Levan-Tepelenë (VIDEO)

Një aksident i rëndë me tre persona të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Corrushit" ndërsa të plagosur kanë mbetur : A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit të automjetit tip 'BMV' që drejtohej nga B.M 39-vjeç banues në Pukë. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin