Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.

Një automjet me drejtues Jetmir Shahinin, punonjës në prokurorinë e Lezhës, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, është përplasur fillimisht me një kabinë elektrike në Ishull-Lezhë.

Por më pas ka lëvizur dhe është përplasur me një automjet pranë një lagjeje ku sërish nuk ka ndaluar. Teksa drejtonte mjetin e aksidetuar, ai ka goditur dhe një makinë tjetër, ku edhe është kapur nga policia.

Si pasojë e goditjes së kabinës, e gjithë zona e Ishullit ka mbetur pa energji elektrike kurse për 1 orë është bllokuar dhe arkullimi.  Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Benz i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Policia ne vendin e ngjarjes po kryhen veprimet ne te tre vendet ku është përplasur mjeti.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:08
Aksidenti ku u rrëzua kabina elektrike, bllokohet për 1 orë aksi Ishull-Lezhë

Pas aksidentit të rëndë në Lezhë ku u rrëzua një kabinë elektrike, është bllokuar për rreth 1 orë aksi rrugor Ishull-Lezhë.

Jetmir Shahini, drejtuesi i makinës fillimishtështë përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas ka marrë përpara edhe 2 makina të tjera.

Ora 19:07
Rrëzoi kabinën elektrike dhe aksidentoi 2 makina, shoferi i dehur është punonjës i prokurorisë së Lezhës! Nalohet nga policia (Emri)

Jetmir Shahini punonjës në prokurorinë e Lezhës, është drejtuesi i makinës i cili pasi është përplasur me një shtyllë elektrike ka marrë përpara edhe 2 makina të tjera.

Ai ka qenë në gjendje të dehur por pasi ka përplasur 2 makinat është ndaluar më në fund nga policia.