E kemi dëgjuar shpeshherë se rruga e shkurtër, ta nxjerr më gjatë dhe ky është konkretizimi i kësaj historie.
Një Ferrari me vlerë rreth 200,000 euro u bllokua në rrugët e ngushta të Orta San Giulio, një qytet në provincën e Novara, në Piemonte.
Videoja e postuar në mediat sociale është bërë “virale”, pasi shoferi i pakujdesshëm donte të arrinte në qendër të qytetit përmes rrugës së ngushtë. Ai nuk e kishte vënë re tabelën e ndalim qarkullimit, por mbi të gjitha ai nuk e kuptoi që rrugica ishte shumë e ngushtë për të qenë në gjendje të kalonte.
Makina e garave, gati 2 metra e gjerë, mbante një targë zvicerane.