Policia greke ka sekuestruar 53 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se droga u sekuestrua në kuadër të një operacioni në Igumenicë dhe u arrestua një person.
Mësohet se një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër u ndalua për kontroll nga autoritetet dhe më pas u arrestua shoferi grek.
Brenda në makinë u gjetën dy çanta që përmbanin 9 pako me 53 kg 724 gram marijuane. Automjeti me të cilin po transportohej droga, ishte marrë me qira në Greqi.