TIRANE - Policia e kryeqytetit mbrëmjen e djeshme në sajë të operacionit për rritjen parametrave të sigurisë ka arrestuar në flagrancë Lulzim Rrushin, pasi ai ishte duke drejtuar pa patentë automjetin dhe nuk i ka ndaluar pikës së kontrollit duke u larguar me shpejtësi shumë të madhe dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë në pikën e kontrollit.

Kapja e tij nga policia është bërë pas 45 minutash ndjekjeje. Lulëzim Rrushit i është bllokuar edhe automjeti i tij, tip Porche.

porshe
(Forcat Shqiponja gjatë kontrollit të automjetit tip Porche)  Foto të tjera

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit nga Policia Rrugore duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur 4 drejtues mjetesh.

Po kështu janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, për alkool dhe për semafor e kontroll teknik. Ndërsa 21 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 2 automjete për mungesë dokumentesh.

Gjithashtu Shqiponjat e Patrullat e Përgjithshme në orët e para të mëngjesit kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të çastit mes disa të rinjve në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Gjatë kontrolleve të këtyre lokaleve janë shoqëruar për verifikim 18 persona.

Sektori i Krimi Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Drejtorinë Tatimore dhe Inspekoriatin e Punës gjatë orëve të vona të natës kreu një sërë kontrollesh në lokalet e natës në kryeqytet, "Për rritje e efikasitetit të punës me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë dhe informalitetit". Nga kontrollimi i 20 lokaleve janë gjobitur 13 prej tyre për shkelje si:

- Punonjës të pa regjistruar të punësuar në lokale.

-Mos dhënie të kuponit tatimor klientëve.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)