Një 44-vjeçar shqiptar, i cili punonte si shofer në kompaninë e njohur, Amazon, që u arrestua nga policia britanike më 29 janar të këtij viti, pasi u kap në flagrancë teksa transportonte drogë është dënuar me burg nga togat e zeza.

Shoferi shqiptar i identifikuar si Arian Mustafaj, po transportonte 16 kilogramë kanabis me vlerë rreth 160 mijë paund, me një makinë tip “Ford Fiesta” në Fuller's Hill, Great Yarmouth.

Sipa mediave angleze, efektivët e policisë kishin ndaluar makinën pasi kjo e fundit kundërmonte era kanabis.

Kanabisi ishte i ndarë në 16 pako, ku secila peshonte 1 kilogram.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Mustafaj është shprehur se i ishte premtuar se do të paguhej paguhej 1000 £ për transportimin e drogës.

44-vjeçari shqiptar u dënua me 28 muaj burg nga drejtësia britanike.