Një aksident ndodhi në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një makinë u përplas me një motor. Policia e Tiranës njofton se automjeti me drejtuese një vajzë me inicialet D.,T  është përplasur me motorin me drejtues A.,T. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili u dërgua në SQU nën kujdesin mjekësor.

"Drejtuesja e mjetit ndodhet aktualisht e shoqëruar në komisariat. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.