Familja Shima është një nga familjet më të varfra në vend. E përbërë nga dy prindërit dhe tre djem, kjo familje rrëfeu para kamerës të gjitha peripecitë që u ishte dashur të kalonin në jetë.

Gjithçka u transmetua në emisionin “Stop”, dhe familja Shima më në fund gjeti zgjidhje. Samir Mane presidenti dhe themeluesi i grupit “Balfin” është ofruar të ndërtojë shtëpinë e kësaj familjeje dhe se do t’i ndihmojë me çfarëdo që iu nevojitet, si punësim për kryefamiljarin dhe mjete shkollore për fëmijët.

Përveç varfërisë, tre djemtë e vegjël rrëfyen edhe bullizmin që përjetonin në shkolla. “Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq,”- rrëfeu mes lotësh njëri prej djemve.

Shikojeni momentin në videon e mëposhtme pas minutës së 05:00