Shokon Berisha: Në 21 Janar
gati për të vrarë Edi Ramën

Shokon Berisha: Në 21 Janar<br />gati për të vrarë Edi Ramën
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë shokuese mbrëmjen e kësaj të hëne nga emisioni Top Story në Top-channel. Duke komentuar ngjarjen e rëndë të 21 janarit të 5 viteve më parë, Berisha ka bërë një nga deklaratat më të frikshme për një shtetar, teksa është shprehur se do të merrte jetë njerezish sikurse mori. Madje deklaroi se do të merrte dhe atë të ish-kreut të opozitës sot kryeministër, nëse turma nuk do të përmbahej.

Berisha tha se ai nuk ka patur kurrë ndërmend që ta lëshonte zyrën e kryeministrit gjatë protestës ku vranë 4 protestues. Ai madje nuk ngurroi të thotë se Rama s’do të ishte më gjallë sot, nëse nuk do të përmbahej pas atyre ngjarjeve.

“Qëndrimi i tij më 21 Janar ka shënuar një pikë kthese në qëndrimin e jetës time sepse nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Unë deri atë ditë nuk e kisha konceptuar kurrë si armik. Por të nesërmen, nëqoftëse ai nuk do të përmbahej, ai nuk do të ishte më. Kjo ishte. Dhe ky do ishte vendimi më i dëshpëruar i jetës time. Por, e imponoi, sepse ai u soll si armik. Ai më rrethoi mua, më rrethoi me qëllimin që të vinte dhe të mbante një fjalim te zyra ime, gjë e cila nuk ndodhte kurrë në të gjallë timen. Kjo ishte tejkalim i çdo lloj kufiri. Të nesërmen u zotua sërish, por të nesërmen mori atë paralajmërim që meritonte dhe e mori me seriozitetin më të madh”, u shpreh Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure