Shokon sërish Donald Trump:
Obama themelues i ISIS

Shokon sërish Donald Trump:<br />Obama themelues i ISIS
Nuk ndalet kandidati republikan Donald Trump me deklaratat e tij të cilat tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi Trump ka akuzuar presidenti Obama dhe rivalen Clinton  duke thënë se janë themeluesi të  ISIS madje duke e përsëritur tri herë të njëjtën frazë.  Sipas tij Obama dhe Clinton janë fajtor pasi kanë ndjekur politika të cilat kanë krijuar një boshllëk në Irak të plotësuar nga shteti islamik. Deklaratat Trump i bëri gjatë një mitingu në Florida.

Ndërkohë një ditë pas deklaratës shokuese që kush ka armë  të ndalojë Clinton Zyrtarë të shërbimeve sekrete amerikane konfirmuan për televizionin CNN se kanë folur me Donald Trump për komentet që ai bëri për amendamentin e dytë  që i garanton amerikanëve të drejtën për të mbajtur armë.  Shërbimi sekret konfirmoi se nga fushata e Trump mori garancinë se fjalët e tij kishin si qëllim të nxisnin njerëzit të votonin dhe jo për dhunë. 

Mesa duket kandidati i zënë ngushtë nga rezultatet e dobta të sondazheve po përpiqet të fitojë terren. Por mesa duket edhe brenda republikanëve ka pakënaqësi nga deklarata e tij.  Rreth 44%e votuesve duan që Trump të përjashtohet nga gara. 70% mendojnë se duhet të vazhdojë ndërsa 10% nuk kanë asnjë mendim.  

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)