Shokon Strazimiri, deputeti i PD:
Për votën duhet të derdhim gjak!

Shokon Strazimiri, deputeti i PD:<br />Për votën duhet të derdhim gjak!
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka bërë një deklaratë shokuese, teksa e krahason ditën e zgjedhjeve me ditë luftë. Ai shkon edhe më tej kur shprehet se për votën duhet edhe gjakderdhje.

Strazimiri komenton humbjen dërrmuese të PD në Dibër dhe fajin nuk e sheh te forca e tij politike dhe alternativa e pabesueshme që ajo ofron, por te faktorët e jashtëm, që sipas tij, "grabitën" Dibrën...pavarësisht se PD ka humbur dy herë brenda vitit në zgjedhjet lokale në Dibër.

"Faji nuk është i Dibrës që nuk pati mjaftueshëm HERONJ... Faji është i BANDËS SË HORRAVE E HORRICAVE që ditën e zgjedhjeve e kanë kthyer në ditë lufte, halli e brenge, në ditë prove për HERONJ! Mbase si "armë" ndaj tyre, vota nuk mjafton, por ia vlen të provohet, e të provohet, e pastaj të provohet përsëri! Pse? Sepse ajo është e vetmja armë që fituam ne 8 dhjetor 1990 dhe për ta rifituar (nëse e humbim), do të na duhet gjak...", shkruan në Facebook Strazimiri.
 
Postimi i plotë i Strazimirit në Facebook:
"Të zgjedhësh të votosh kundër Edi Ramës, po shndërrohet me shpejtësi dramatike në AKT HEROIZMI!!!
Ne fakt do të duhej të ishte një veprim i thjeshtë qytetar, i rutinës demokratike...
- 14.785.5 dibranë e bënë ballas këtë HEROIZËM, duke u përballur me pasojat e të vetdijshëm që me pasoja të tjera do të përballen në vazhdim!
Unë e të gjithë kolegët e mi që punuam e jetuam me ta gjatë kësaj beteje, u jemi mirënjohës pafund!
ATA JANË DIBRA!!
- Afro 700 të tjerë, kryesisht punonjës të administratës, zgjodhën ta bëjnë votën e tyre të pavlefshme, duke vendosur kryqin edhe tek emri i Sherefedin Shehut, pasi kishin fotografuar fletën me kryqin tek "Rama" si garanci për vendin e punës...
Asnjë qejfmbetje për ata (të paktën) 4118 dibranë të tjerë, të cilët nuk mundën të bëheshin HERONJ!
Pse?
Sepse dita e zgjedhjeve në një demokraci, nuk është një ditë për të treguar "burrninë", "trimninë", "cubllikun", përballë horrave që në krah kanë policinë e çdo qelizë të pushtetit që menaxhohet nga ca horra e horrica edhe më të ndyra...
Dita e zgjedhjeve është dita kur edhe individi me i dobët, më i pafuqishmi, më i paguximshmi shkon dhe voton sipas mendjes së tij i pandikuar nga asnjë frikë, i pamikluar nga asnjë lëmoshë...
Cilido që e sheh "Dibrën" si ngjarje aritmetike me "-" e "+", e që i jep të drejtë vetes të gjykojë opozitën e ca më keq akoma dibranët, karakterin, mençurinë e besën e tyre, duhet ta dijë se beteja e dibranëve dhe e opozitës, është betejë që sapo ka filluar e që s'ka shans ta fitojë tjetërkush veç dibranëve dhe opozitës...sado kohë që do të mund të duhet!
I nderuar mik, që sot për shkak të trishtimit që të jep aritmetika që pe në televizor nga Dibra, e që prisje HEROIZMIN prej saj, mos e gjyko e mos e rëndo "dibranin" që s'mundi dot, që s'e pati luksin të jetë HERO!
Mbështetu tek ata 14.785 dhe kupto që shumë shpejt po vjen dita që "HEROIZMIN" ta bësh ti...në atë ditën që do të duhej në fakt, të shkoje i qete (si deri 3 vjet më parë), të votoje e pa e kthyer kokën prapa të vazhdoje për plazh...
Faji nuk është i Dibrës që nuk pati mjaftueshëm HERONJ...
Faji është i BANDËS SË HORRAVE E HORRICAVE që ditën e zgjedhjeve e kanë kthyer në ditë lufte, halli e brenge, në ditë prove për HERONJ!
Mbase si "armë" ndaj tyre, vota nuk mjafton, por ia vlen të provohet, e të provohet, e pastaj të provohet përsëri!
Pse?
Sepse ajo është e vetmja armë që fituam ne 8 dhjetor 1990 dhe për ta rifituar (nëse e humbim), do të na duhet gjak...", shkruan Gent Strazimiri në Facebook. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron